Ka dy momente në jetë kur lumturia arrin kulmin. Ja cilat janë ato

Life style

Ka dy momente në jetë kur lumturia arrin kulmin. Ja cilat janë ato

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Kërkuesit kanë zbuluar se lumturia e arrin kulmin e saj në dy faza të jetës dhe njërën mund ta keni kaluarën, ndërkaq tjetra nuk ka ardhur ende. Kur ktheni kokën prapa për të reflektuar mbi jetën tuaj, a keni ndonjë periudhë të caktuar e cila ka qenë më shumë e mbushur me lumturi?

Ndoshta viti kur legalisht keni pasur të drejtë të porosisni alkool? Ndoshta periudha e shkollës së mesme apo universitetit? Apo keni qenë më së shumti të lumtur kur jeni pranuar në punën që gjithmonë e keni pasur ëndërr?

Ekspertët kanë intervistuar 23,000 gjermanë të rritur të moshave 17-85 vjet, duke i pyetur për kënaqësinë që kanë në jetë dhe duke i pyetur se si e parashikojnë lumturinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas saktësisht pesë vjetëve, të njëjtit njerëz janë ri-intervistuar për të parë nëse realiteti u është përshtatur pritshmërive të tyre.

Kështu, ekipi hulumtues zbuloi se kënaqësia apo lumturia jonë arrin majën në moshën 23 dhe 69 vjet. Mosha 23-vjeçare është zakonisht mosha kur jemi të mbushur me optimizëm për të ardhmen. Në anën tjetër, mosha 69-vjeçare është me shumë mundësi mosha kur streset e gjërave që nuk i njohim i kemi lënë pas dhe më në fund mund t’i shijojmë frutet e punës sonë profesionale dhe personale.

Vlen të përmendet se ekspertët thonë se kur është fjala për lumturinë apo kënaqësinë, më mirë për ne është t’i prioritizojmë kënaqësitë e thjeshta. Një shëtitje në park gjatë një dite me diell, një sesion i mirë me ushtrime fizike, dëgjimi i këngëve të preferuara, etj., janë të gjitha mënyra të sigurta se si mund të ndihemi më të kënaqur dhe më pozitivë për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat