Zbulohet shenja e 13-të e horoskopit. Si quhet dhe cilëve të lindur u përket?

Life style

Zbulohet shenja e 13-të e horoskopit. Si quhet dhe cilëve të lindur u përket?

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 06:10
Ilustrim

Deri më tani e kemi ditur që horoskopi ka 12 shenja, por së fundmi, Agjensia Hapësinore NASA, flet për ekzistencën e shenjës së 13 të horoskopit, që quhet Ophiuchus.

Sipas NASA-s, babilonasit identifikuan 13 yjësi në zodiak, por e hodhën poshtë shenjën e yllit Ophiuchus pasi nuk përshtatej me rotacionin e tokës.

Kujt i përket shenja e re?

Kjo shenjë mund të jetë horoskopi i atyre që kanë lindur midis 29 nëntorit dhe 17 dhjetorit dhe nëse do të përdorej si një shenjë zyrtare e yjeve sot, do të zhvendoste edhe datat e shenjave të tjera të horoskopit.

Ky zbulim është shoqëruar me reagime të ndyshme, prandaj NASA është detyruar të njoftojë se nuk ka krijuar një shenjë të 13-të të zodiakut, pasi kjo shenjë ka ekzistuar gjithmonë.

Ekzistenca e yjësisë Ophiuchus - që daton nga babilonasit më shumë se 3000 vjet më parë - nuk është diçka e zbuluar së fundmi, por është rikthyer në vëmendje në raportimet e fundit të lajmeve.

Kjo bëri që NASA të rishfaqte një postim të vitit 2016 në përgjigje të akuzave nga vëzhguesit e mahnitur të yjeve.

"Këtu në NASA, ne studiojmë astronominë, jo astrologjinë," -tha agjensia hapësinore në një postim në blog. "Ne nuk kemi ndryshuar asnjë shenjë të Zodiakut, ne thjesht bëmë matematikën."

Zodiaku është një zonë në hapësirë ​​që përfshin Tokën dhe rrotullimin e saj rreth diellit gjatë një viti. Përmban gjithashtu yjet që përbëjnë yjësitë e Zodiakut. NASA shpjegoi se babilonasit e ndanë Zodiakun në 12 pjesë të barabarta, duke zgjedhur një yjësi për çdo muaj të kalendarit të tij 12-mujor. Por kishte një problem.

"Edhe sipas tregimeve të lashta të babilonasve, në zodiak kishte 13 yjësi," shpjegoi NASA. "Kështu ata zgjodhën një, Ophiuchus, për ta lënë jashtë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat