Shpërthejnë në debat! 3 shenjat “më të frikshme” të horoskopit

Life style

Shpërthejnë në debat! 3 shenjat “më të frikshme” të horoskopit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Jeni në debat e sipër kur krejt papritur, personi përballë jush e humb toruan, nis të ngrejë zërin, të përplasë objekte e në rastin më të keq të mundshëm t’ju godasë edhe ju.

Nisur nga çfarë tregojnë yjet, ka plot tre shenja të zodiakut që priren më së shumti drejt një sjelljeje të tillë…

Image
DASHI- Gjendeni përballë shenjës më impulsive të horoskopit. Inati i tyre do të shpërthejë si llavë dhe kushdo rrotull jush do mësojë se jeni duke debatuar. Mund të inatosen kaq shumë sa shpesh të përfundojnë në akte dhune. Arsyet e konfliktimit mund të jenë nga më të ndryshmet: keni tentuar ta vini në lojë, e keni gënjyer, i keni thyer besimin ose e keni penguar të arrijë atë që dëshiron. Nëse vini re se zëmrimi brenda një Dashi sa vjen e rritet, zmbrapsuni. Kritikojeni pasi të qetësohet.
Image
LUANI- Një Luan është kaq dramatik dhe dominant. Sa më shumë të fyejnë apo bërtasin, aq më mirë do ndihen. Tentojnë me çdo kusht të imponojnë autoritet, ndaj përgatituni të kundërshtojnë, shkelin me të dyja këmbët dhe flakin tej çdo argument tuajin të mundshëm. Inati do t’i verbojë. Më e mira që mund të bëni është t’i sulmoni me indiferencë.
Image
BRICJAPI- Përgjithësisht funksionojnë porsi sfungjerë, thithin fjalë, tolerojnë shaka pa kripë, shpesh edhe ndonjë padrejtësi derisa ndjejnë se kufiri tashmë është kaluar, ndaj përgatituni për një shpërthim të vërtetë. Vraponi dhe mos e ktheni kokën pas! Në situata të tilla temperamenti i tyre është totalisht i pakontrollueshëm, karakterizuar nga fyerje dhe përplasje fiizke. Ndihmojini të kontrollojnë veten, ftojini në një kurse yoge.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat