“Vendosni me zemër, jo me llogari”- Ja çfarë parashikon Meri Shehu për 12 shenjat e Horoskopit - Bota Sot
“Vendosni me zemër, jo me llogari”- Ja çfarë parashikon Meri Shehu për 12 shenjat e Horoskopit

Life style

“Vendosni me zemër, jo me llogari”- Ja çfarë parashikon Meri Shehu për 12 shenjat e Horoskopit

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 06:06
Meri Shehu

Dashi

Hëna e zezë në shenjën tuaj tenton në lidhje me Diellin në Luan t’ju cojë nëpërmjet një labirinthi të errët drejt Dritës dhe dashurisë së vërtetë.

Demi

Një parapaskenë nga një femër që lidhet me punën tuaj do ju tregojë se pasioni mund të shprehet edhe nga persona qe nuk i keni vënë re por që do ngacmojnë ndjenjat tuaja.

Binjakët

Do krijoni përshtypjen e dikujt që është i fshehtë apo i rrezikshëm në lidhje me ndjenjat apo lidhjet erotike, por shumë shpejt do kuptojnë që thjesht po hiqeshit si të tillë pasi keni një person të përcaktuar në mendje.

Gaforrja

Një ndikim i madh i juaji i fuqishëm dhe pasionant do tregojë se në luftën për dominancë ju keni aleate këtë periudhë edhe botën e errët të pasioneve dhe Diellin si përfitim.

Luani

Sot dielli në shenjën tuaj do ndricojë dëshirat dhe plotësojë kërkesat tuaja. Hëna e zezë në Dash tregon vëmendjen ndaj një femre që ju josh dhe që ndodhet në një vend të largët.

Virgjëresha

Do kuptoni që një femër e vështirë në ndikim ju kishte bllokuar një lidhje erotike e cila tashmë ju ngroh në zemër por edhe e ftohtë si funksionim.

Peshorja

Një oferte shumë joshëse do ju bëhet këto ditë në lidhje me një martesë apo në një lidhje të qëndrueshme. Ka mundësi të plotësoni kështu një qëllim në jetën tuaj.

Akrepi

Puna ju tregon se keni nje tunel të vështirë të errët për të kaluar por do ju ndihmojë instikti, ndjenja, pasioni për ta kaluar dhe për të vendosur dominancat dhe famën e duhur.

Shigjetari

Një ditë e veçantë kjo e sotmja në lidhje me jetën erotike dhe dhe lidhje me të ardhmen. Ato njohje që do sqarohen apo vendosen sot do kenë te ardhme.

Bricjapi

Nje çështje familjare do mbartë një rrezik apo diskutim të rëndësishëm sot. Përpiquni të jeni pasionantë dhe të mos ndaheni nga qëllimet tuaja, sidomos në një çështje dashurie.

Ujori

Jeni pikërisht ju që do zbuloni sot ndjenjat e vërteta për një person dhe kjo do ju çojë të merrni një vendim të rëndësishëm sidomos në lidhje me një martesë.

Peshqit

Një punë e rëndësishme që lidhet me ekonominë por edhe me dëshirën për të qenë afër një personi që e ndjeni dhe ju mungon do ju mundojë pak sot. Vendosni me zemër, jo me llogari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat