Si të bëheni prindërit më të mirë në botë: 12 këshilla të çmuara nga Maria Montessori

Life style

Si të bëheni prindërit më të mirë në botë: 12 këshilla të çmuara nga Maria Montessori

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:32
Ilustrim

Të jesh prind i mirë nuk është e lehtë. Edhe pse shumë besojnë se edukimi i një fëmije është mjaft i thjeshtë, në të vërtetë është një detyrë që mund të jetë tepër e vështirë. Jo gjithmonë prindërit dinë se si të reagojnë drejt për sjelljen e fëmijëve të tyre dhe si t’i japin shpjegimet e duhura.

Ne ju sugjerojmë të përfitoni nga udhëzuesi i mësueses së famshme, psikiatres dhe antropologes së shekullit njëzetë, Maria Montessori, i krijuar posaçërisht për prindërit.

Lejojini këto fraza të shkurtra mësimore të bëhen burimi juaj i mençurisë!

Fëmijët gjithmonë mësojnë nga mjedisi në të cilin jetojnë, prandaj prindërit janë për ta modeli më i mirë që duhet ndjekur.

Nëse një fëmijë shpesh inkurajohet, ai padyshim do të ketë vetëbesim të madh.

Fëmijët me vetëbesim mësojnë t’i besojnë të tjerëve.

Fëmijët që kritikohen shpesh mësojnë të gjykojnë të tjerët.

Prindërit që tallen me një fëmijë e bëjnë atë të trembur.

Fëmijët që marrin mbështetje dhe ndihen të sigurt do të rriten të sigurt.

Asnjëherë mos flisni keq për fëmijën tuaj, me ose pa të.

Gjithmonë respektojeni fëmijën, edhe nëse bën gabime. Një ditë fëmija juaj do të mësojë t’i korrigjojë ato.

Nëse shpesh fëmija ndihet i turpëruar, (sidomos nëse akuzohet nga prindërit), ai do të mësojë të ndihet gjithmonë fajtor.

Gjithmonë dëgjojeni me kujdes fëmijën tuaj. Përgjigjuni kur ai ju pyet ose komenton për diçka.

Nëse fëmija kupton se mendimet dhe idetë e tij gjithmonë (ose së paku shpesh) pranohen, ai gjithmonë do të ndjehet mirë.

Gjithmonë ndihmojini fëmijët kur pyesin. Vetëm në këtë mënyrë do të mësojnë të marrin gjithçka që kanë nevojë.

Ndiqni këto këshilla të thjeshta dhe mbani mend se dashuria, respekti, mbrojtja dhe dialogu janë aleatët tuaj më të mirë në edukimin e një fëmije.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat