Përfitimet që mund të keni nga ndërrimi i punëve - Bota Sot
Përfitimet që mund të keni nga ndërrimi i punëve

Life style

Përfitimet që mund të keni nga ndërrimi i punëve

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:54
Ilustrim

Ndërrimi i punës mund të sjellë përfitime në karrierën tuaj, veçanërisht kur zgjidhni një lloj kompanie, industri, projekte ose organizatë që ju intereson.

Në punët tuaja të mëparshme mund të perceptonit disa aspekte të punës tuaj që ju kanë interesuar më shumë se të tjerët. Prandaj, kërkimi i një pozicioni të ri është një mundësi për të hetuar këto pika në mënyrë që të synoni llojin e punësimit që i përshtatet nevojave tuaja.

Gjatë rrugës normalisht se disa aspekte do të jenë të panjohura për ju, por këtë duhet ta shihni si një mundësi për të provuar diçka ndryshe dhe t’i zhvilloni ato aftësi në të cilat keni ngecje.

Shumë njerëz hezitojnë ta braktisin punën që kanë për një tjetër, pasi që kanë frikë se kjo mund të ndikojë negativisht në CV-në e tyre si punonjës jo konsistent me punë afatshkurta. Kjo formë e të menduarit ndikon negativisht në zhvillimin tuaj personal, po ashtu edhe në karrierë.

Ju duhet të bëni vetes pyetje dhe të dini se çfarë jeni duke kërkuar në të vërtetë në mënyrë që të mos pranoni një pozicion rastësisht. Disa punëdhënës ndërrimet e shpeshta të punës mund t'i perceptojnë si mungesë stabiliteti, mirëpo gjëja e rëndësishme është që ju të jeni në gjendje të rriteni në karrierën tuaj duke u sfiduar dhe kërkuar më shumë nga vetja.

Ja disa nga përfitimet që mund të keni nëse ndërroni punën tuaj më shpesh:

Kur qëndroni në të njëjtën kompani për një kohë të gjatë, gradualisht humbni kontaktin me botën e jashtme. Fusha juaj e vizionit kufizohet dhe filloni të përqendroheni në përparësitë e brendshme në vend se të përqendroheni në botën më të madhe jashtë mureve të kompanisë suaj.

Sa herë që ndryshoni punë, ju rivendosni vlerën tuaj. çdo herë ju duhet të ripërcaktoni vetë sipas kushteve tuaja. Nëse keni mësuar shumë gjëra tëvlefshme në punën tuaj të fundit dhe keni qenë të gatshëm të bëheni Menaxher apo udhëheqës i ekipit, por ajo pozitë veçse ishte zënë nga dikush tjetër, ju mund t'i bartni njohuritë tuaja në kompaninë e re.

Sa më shpesh të ndërroni punë, aq më të rehatshëm do të bëheni kur shkoni në intervista pune. Aftësitë tuaja komunikuese dhe negociouese do të zhvillohen pas çdo interviste që do ta keni me persona të ndryshëm.

Për sa më shumë kompani të punoni, aq më shumë mund të rritet reputacioni juaj në komunitetin tuaj të biznesit. Rrjeti juaj i njerëzve do të zgjerohet pasi që do të njihni më shumë njerëz dhe përvojat tuaja paraprake do t'i shkrini në situata të reja biznesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat