Vetëm 4 gjëra të duhen me vete kur udhëton në fundjavë

Life style

Vetëm 4 gjëra të duhen me vete kur udhëton në fundjavë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:21
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për një udhëtim të shkurtër, paketimi i valixhes është art më vete, ndonëse vajzat vdesin të marrin më shumë se duhet. Por në rast se bëhet fjalë për dy apo tri ditë, gjithmonë duhet të kesh parasysh për të pasur me vete gjërat më të domosdoshme.  

Nuk ka rëndësi nëse është fundjavë e gjatë apo e shkurtër. Për një fundjavë vere jashtë qytetit, të duhen, në fakt, vetëm katër gjëra me vete. Të duken pak? Nuk janë, sepse janë më të domosdoshmet dhe gjithçka tjetër, me siguri është e tepërt. Pra, më të nevojshmet. Kujdes, ndërresat janë përjashtuar, sigurisht!

Një fustan që të bën të qeshësh

Kush nuk i pëlqen fustanet e verës, sidomos ato që janë të freskët gjithmonë. Nëse nuk kanë nevojë për hekurosje, dyfish e lumtur. Fustanet e gjatë dhe të gjerë, të cilët të bëjnë të ndihesh rehat gjatë gjithë ditës nuk duhet të mungojnë në një fundjavë. Me ngjyra të hapura është i përshtatshëm për çdo orë të ditës, plazh, kafe, mbrëmje me miqtë etj.

Një hidratues

Një hidratues për fytyrën është po ashtu i domosdoshëm. Aq më tepër nëse është multifunksional, që mund ta përdorësh për fytyrën, për sytë e lodhur, për duart, për thonjtë apo shputat e këmbëve, plus nëse ka erë të mirë, perfekt.

Sandale për ditën dhe natën

Këto sandale janë ato që të hyjnë në punë ditën dhe natën. Mund t’i veshësh me xhinse të shkurtra dhe një bluzë gjatë ditës, që të dukesh casual, ose mund t’i veshësh me një minifund gjatë natës.

Një kapelë e madhe

Të gjithë e duam diellin e verës, ama është shumë e rëndësishme ta ruash fytyrën nga rrezet e tij të forta. Në këtë rast përpiqu të zgjedhësh një kapelë sa më të lehtë dhe të gjerë, në mënyrë që të të mbulojë të gjithë fytyrën. Mos harro se kjo lloj kapele është mjaft e thjeshtë edhe për t’u paketuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat