3 gjëra që askush nuk ju tregon për dashurinë dhe suksesin

Life style

3 gjëra që askush nuk ju tregon për dashurinë dhe suksesin

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:15
Ilustrim

Dashuria dhe suksesi janë dy nga qëllimet e mëdha të jetës.

Shumë njerëz argumentojnë se ata janë dy faktorët kryesorë që rritin lumturinë. Të kesh njerëzit që do afër vetës, ju mund të ndërtoni më lehtë karrierën tuaj.

Janë tri gjëra që askush nuk i tregon për dashurinë dhe suksesin, transmeton Unik Portal.

1.Dashuria nuk është e nevojshme për të arritur sukses dhe për të arritur lumturinë

Duke u rritur, ju mësoni se duhet të se bini në dashuri dhe të krijoni familje është një pjesë e domosdoshme për të qenë i suksesshëm. Në fakt, një lumturi e bazuar krejtësisht tek njerëzit e tjerë është më shumë një iluzion i paqëndrueshëm sesa një burim i vërtetë lumturie.

2. Dashuria vjen në shumë forma;
Dashuria romantike është ëndrra e të gjithëve. Kjo është vetëm një mënyrë për të përjetuar dashurinë e vërtetë. Dashuria e vërtetë mund të përjetohet edhe në dashurinë që kemi për fëmijët tanë, prindërit.Madje edhe për dikë që na ka ndihmuar të ecim përpara në jetë ose që ka sakrifikuar  për ne.

Në fund të fundit, dashuria ka të bëjë me lidhjen e thellë me të tjerët. Ndërkohë që dashuria romantike është një përvojë shumë e veçantë që mund të sjellë shumë gëzim. Është vetëm një mënyrë për të arritur këtë lidhje me qeniet e tjera njerëzore dhe përvojën e dashurisë së vërtetë.

3. Të kërkuarit mbi “dashurinë romantike” është një humbje kohe
5 gjëra janë ato që mbajnë çiftet të lidhura  fort njëri me tjetrin. Problemi është që shumica prej nesh harxhojnë aq shumë kohë saqë përfundojnë duke sakrifikuar suksesin dhe lumturinë e vërtetë në  këtë proces. Tregime të tilla si ato që  lexojmë në  libra dhe filma, prekin një numër të pafundmë njerëzish. Por, ju ndihuni gjallë dhe të lidhuni me  të tjerët thellësisht në mënyrën se si ju  e ndjeni. Dhe, nëse e gjen dashurinë romantike si rezultat i kësaj atëherë kjo është një mrekulli. Nëse jo, mund të jesh i lumtur dhe i suksesshëm  edhe përkundër asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat