A mund të vetëkallet më lehtë vetura që ka aparat klime?

Life style

A mund të vetëkallet më lehtë vetura që ka aparat klime?

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 06:01
Foto ilustrim

Kemi dëgjuar që te veturat në të cilat janë vendosur aparatet e klimës lehtë mund të marrin flakë. Sa është e rrezikshme?

Aparati i klimatizimit nuk rrit rrezikun e vetëkalljes së veturës, e cila ndodh rrallë, kryesisht pas përplasjes të më shumë veturave që kanë motor me benzinë.

Shkaktari qëndron në mirëmbajtjen e sistemeve vitale, në rend të parë për shkak të rrjedhjes së karburantit dhe kontaktit me sistemin e ventilimit apo të kontaktit të shkurtër të instalimit elektrik.

Vetëkallja e veturës ndodhë rrallë, kryesisht pas përplasjes madje të më shumë veturave që kanë motor me benzinë…

Aparati i klimës mund të shkaktojë probleme (kontakt të shkurtër në instalim) vetëm nëse është në gjendje të keqe.

Nuk ka vende karakteristike, as prishje tipike të cilat shkaktojnë vetëkallje të veturës. Për këtë shkak ju këshillojmë të shkoni në servis të specializuar për kontrollim, përkatësisht në servis të aparateve.

Ftohja e dobët është pasojë e humbjes së gazit të ftohjes, avulluesit të dëmtuar apo të ndotur apo kompresorit të vjetruar.

Ju këshillojmë që njëherësh ta dezinfektoni, në mënyrë që të eliminoni aromën e pakëndshme dhe ndikimin e dëmshëm në shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat