6 gjërat befasuese që mund të dëmtojnë lëkurën këtë verë

Life style

6 gjërat befasuese që mund të dëmtojnë lëkurën këtë verë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:36
Ilustrim

Temperaturat e nxehta dhe plazhi, së bashku me shumë faktorë të tjerë janë gjithmonë rrezik për lëkurën. Dhe në rastet kur kujdesi ndaj lëkurës është minimal, atëherë rezultatet do të jenë vërtet serioze. Nëse nuk e respekton rutinën e kujdesit ndaj lëkurës gjatë periudhës së nxehtë, por edhe në rast se mendon kur je para pasqyrës: “Oh, dielli i bën mirë lëkurës”, do të kesh rreziqe më të mëdha më vonë.

Në një kërkim të vogël për dëmet që i sjell dielli lëkurës në verë, ja cilat janë rezultatet:

Koha e gjatë në diell mund të të shkaktojë akne. Është thjeshtë një mit që dielli mund t’i kurojë aknet. Duket sikur dielli pastron fytyrën, sepse në fakt, ajo bëhet më e errët dhe problemet duken më pak në sipërfaqe, por në realitet dielli u bën më keq akneve. Rrezet UV i bëjnë shumë keq fytyrës, sepse lëkura mund të humbasë hidratimin. Sipas YouBeauty, trupi përpiqet të prodhojë më shumë yndyrë në vetvete, gjë që mund të bëhet shkak për krijimin e më shumë akneve. Përveҫ kësaj, drita e diellit mund të shkaktojë inflamacion.

Kapela mund të të irritojë lëkurën. Nëse je mësuar që gjatë kohës së verës të mbash gjithmonë kapelë, edhe ky është një rrezik i shtuar, sepse temperatura e nxehtë transmetohet në lëkurë edhe nëpërmjet kapelës. Këshillohet që kapelën mund ta mbash vetëm kur je në diell të fortë, por jo në ҫdo rast ose nëse je në hije. Mendohet se rrezet e përthithura nga kapela (ose edhe baketeret) mund të të irritojnë shumë lëkurën.

Djersitja mund të bllokojë poret. Djersitja, në vetvete, nuk shkakton akne. Por, shpeshherë ajo përzihet me yndyrën natyrale të trupit dhe me bakteret dhe mund të kthehet në problem për irritimin e lëkurës. Me siguri, nuk do të rrish në diell për një kohë të gjatë dhe të djersish edhe kur e di që më pas do të kesh bllokim të poreve.

Disa kremra dielli mund të shkaktojnë akne. Po, disa kremra dielli mund të shaktojnë akne, por kjo nuk është arye për të shmangur SPF. Nëse disa kremra mund të shkaktojnë bllokim poresh, ka shumë të tjera që janë të sigurta për fytyrat me akne.

Klori mund të thajë lëkurën. Në këto raste këshillat vlejnë për ata që gjatë verës preferojnë pishinat. Ndonjëherë duhet të bësh kujdes nga kimikatet, sepse ato ta thajnë shumë lëkurën. Mos harro se kur lëkura thahet, trupi prodhon yndyrë ekstra, gjë që krijon probleme të tjera. Pasi ke dalë nga pishina, shpëlaje fytyrën më ujë të pastër.

Kujdes me ajrin e kondicionuar. Edhe nëse i shmang ambientet e hapura, sërish lëkura mund të ketë probleme të tjera. Ajri i ftohtë që vjen nga kondicioneri mund ta thajë lëkurën. Duhet ta shmangësh gjumin afër një kondicioneri ose freskueseje, në mënyrë që ajri i ftotë mos të të fryjë në fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat