1/3 e burrave s`i kanë ndërruar kurrë çarçafët

Life style

1/3 e burrave s`i kanë ndërruar kurrë çarçafët

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Një studim i ri (që burrave s`do t`u pëlqejë aspak) ka nxjerrë në dritë ca fakte që lidhen me rutinën brenda shtëpisë. Hulumtimet u bënë nga një ndërmarrje pastrimi, Maid2Match që zbuluan se 1/3 e burrave të përfshirë në studim, ose ndryshe 32% nuk i kishin ndryshuar kurrë çarçafët.

Sondazhi përfshiu 1 mijë burra e gra nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania e Madhe.

Dhe habitesh ose jo, burrat e martuar bënin më pak punë se beqarët.
Gjithsesi britanikët ishin më të përfshirë në punët e përditshme të shtëpisë, të ndjekur nga australianët dhe pastaj nga amerikanët.

CEO I Maid2Match tha: “Jemi të surprizuar se si familjet nuk kanë ndryshuar ende në 2020-ën. Shumica e çifteve janë tradicionalë. Kemi një numër të konsiderueshëm pastruesish burra, por kur vjen fjala për të bërë punë brenda shtëpisë, nuk bëjnë. Familja akoma mbahet mbi shpatullat e gruas. Është e padrejtë duke menduar se gratë gjithmonë e më shumë po punojnë edhe jashtë shtëpisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat