Horoskopi për muajin gusht 2020 - Bota Sot
Horoskopi për muajin gusht 2020

Life style

Horoskopi për muajin gusht 2020

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Në periudhën e ardhshme keni një ndikim të bukur të planetëve në fushën e punës, andaj është mirë t’i shfrytëzoni. Fjala kyç është Aksioni. Nëse jeni në biznes privat, këto ndikime sjellin gjasa të reja për zgjerim të punëve, për klientë të rinj, marrëveshje të reja. Bashkëpunimi me persona më të rinj do të jetë zgjedhje më e mirë në këtë periudhë, sepse mund t’ju sjellin fillim të një pune. Për Deshtë e papunësuar gjithashtu është periudhë e volitshme për gjetje të punës, ndihma e miqve dhe të të njohurve do të jetë me rëndësi të madhe.

Shëndeti: I shkëlqyeshëm!

Dashuria: Nëse tashmë një kohë të gjatë jeni vetëm, emocionalisht të paplotësuar, është koha e duhur të mendoni për çdo gjë dhe të bëni disa hapa të rinj, të fusni diçka krejtësisht të re në jetën tuaj. Kujtohuni për të gjitha që dikur keni dashur, por me kalimin e kohës i keni harruar. A është ndonjë pasion apo diçka e ngjashme, nuk ka rëndësi, është koha e fundit që të aktivizoheni në ndonjë plan tjetër, sepse ai do të sjellë më shumë ndryshime në jetën tuaj. Kur të zgjeroni sferën e interesimit do të krijoni hapësirë për njohje të reja, dashuri të reja… do të hapen rrugë të reja të cilat do t’ju çojnë kush e di se ku…

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Konflikti me autoritetet është i sigurt, mundësia që dikush t’ju imponojë dëshirën e tij do t’ju bëjë mjaft nervoz. Periudhë e volitshme për të gjithë ata të cilët merren me punët të cilat janë të lidhura me banka, financa, si edhe me shitje apo blerje të patundshmërive. Sfera e financave është mjaft mirë e vendosur, prisni fitime të mëdha dhe kënaqësi nëpërmjet financave.

Shëndeti: Pika e dobët mund të jetë fyti, si edhe stomaku, mirëpo përgjithësisht është i mirë.

Dashuria: Periudhë e shkëlqyeshme për dashuri. Nëse jeni vetëm është e nevojshme që të aktivizoheni dhe të dilni nga inercia. Sfera juaj e dashurisë tani është nën ndikimin e planetit Venerë, është e nevojshme edhe ju të bëni disa hapa nëse mendoni që t’ju ndodhë diçka. Shiko çfarë po ndodhë rreth jush – është e mundshme që të keni ftesa nga disa persona të cilët ju duken të paimagjinueshëm andaj i shmangni, ndoshta jeni këmbëngulës që vetveten ta pengoni por që për të nuk jeni të vetëdijshëm. Tani është koha që më pak të mendoni por më shumë të kënaqeni me situatat të cilat po vijnë.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Është periudhë e ndjeshme, andaj gabimet janë të sigurta, si edhe nxjerrja e konkluzioneve të gabueshme posaçërisht nëse reagoni me nguti apo merrni disa vendime në shpejtësi dhe nën presion. Është më mirë të pushoni, të mendoni mirë, të mos lejoni që dikush t’ju ngutë dhe t’ju kushtëzojë. Sfera e financave gjithashtu është nën aspektet të cilat sjellin disa brenga, mundësi të borxhit, kushtoni kujdes shpenzimit të parave. Përgjithësisht, këtë periudhë është më së miri ta shfrytëzoni për pushim vjetor, sepse vërtet një pushim i mirë ju nevojitet.

Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni janë të sigurt, pushoni më shumë, shëtitni, qëndroni në natyrë.

Dashuria: Mbase nuk është periudhë edhe aq e shkëlqyeshme për dashuri, keni pak hezitime në këtë sferë, mirëpo, nga ana tjetër, është e mundshme që të forconi lidhjen tuaj në të cilën aktualisht jeni. Nëse jeni vetëm, është e mundshme njohja me një person i cili është mjaft serioz. Pozicioni i këtillë mund t’ju privojë nga gëzimi dhe argëtimi nëse jeni sipërfaqësor dhe i papërgjegjshëm, por po ashtu ju çon në situatën që ju të ndryshoni dhe të mendoni për veten dhe veprimet tuaja, për zgjedhjen e partnerit, për marrëdhënien tuaj ndaj dashurisë dhe lidhjeve emocionale.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Sfera e punës është nën ndikimet të cilat mund të jenë mjaft intensive për Gaforret buta dhe
të ndjeshme, mos i merrni të gjitha për zemër, sepse kjo mjaft do t’ju lodhë. Për ato Gaforre të cilat kërkojnë punë është periudhë dukshëm e volitshme, nëse do të jeni aktive dhe do të keni iniciativë tani lehtë mund të gjeni punë. Është periudhë e volitshme për ata të cilët kanë biznes privat, mundësiapër zgjerim dhe avancimtë punës është e madhe. Sfera e financave është nën ndikimet të cilat mund të sjellin shpenzime të papritura, andaj kujdes.

Shëndeti: Keni lëkurë të ndjeshme, mundësi për alergji.

Dashuria: Është koha të mendoni për gjithçka, të rishqyrtoni emocionet tuaja si edhe marrëdhënien me partnerin. Jeni të prirë të merrni konkluzione të gabueshme, që të kapeni për diçka por me atë rast ta anashkaloni të vërtetën dhe ku vërtet qëndron problemi. Është e nevojshme që në një nivel më të thellë t’i pastroni gjërat dhe t’i vendosni në vendin e duhur. Është kohë e shkëlqyeshme për këtë, që për çdo gjë sinqerisht të bisedoni me partnerin tuaj, t’i definoni problemet dhe bashkërisht të përpiqeni t’i zgjidhni.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Këtë muaj do të jeni tekanjoz dhe të prirë për ndryshime. Megjithatë, ky muaj ndikon tek ju dhe ju jep edhe gjithë forcëndhe energjinë e nevojshme që të hyni në gjëra të reja të rrezikshme dhe që nga e gjithë kjo të dilni si fitimtar. Për ata të cilët janë në pozicione më të larta është periudhë mjaft e paqëndrueshme, nuk keni durim dhe durimi ju është shumë i nevojshëm për periudhën e ardhshme. Për ata Luanë të cilët merren me profesione interesante kjo periudhë mund të jetë mjaft e frytshme, do të sjellë përparim, nuk do të mbeteni të pavërejtur.

Shëndeti: Pika e dobët zemra dhe shtypja e gjakut, është koha që t’i jepni vetes një pushim të gjatë!

Dashuria: Dëshironi ta rregulloni jetën tuaj, tani i keni planet e tilla. Keni lënë pas dore disa obligime dhe tani do të dëshironi që t’i rregulloni ato. Partneri ju kupton dhe ju ndihmon në të gjitha këto. Luanët e lirë gjithashtu do të jenë të preokupuar me punë. Suksesi në punë ju gëzon dhe jeni të lumtur për këtë. Një personi nga puna ju vardiset. Hezitoni se a do ta pranoni apo jo. Nuk dëshironi ta përzieni punën dhe dashurinë, mirëpo megjithatë e gjithë kjo situatë ju tërheq. Çfarëdo që të ndodhë, përpiquni që të mos çrregulloni marrëdhënien tuaj afariste.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Ndikimi i Saturnit dhe Merkurit në fushën e punës ju sjell metodikë, analitikë, stabilitet në vendimet dhe veprimet, është periudhë e volitshme për lidhje të marrëveshjeve të reja afariste të cilat janë afatgjata. Situata materiale po përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Për Virgjëreshat e papunësuara nuk është periudhë edhe aq e volitshme që menjëherë të gjejnë punë, mirëpo është e mundshme të bëjnë ndonjë marrëveshje e cila do të realizohet në kohë.

Shëndeti: I shkëlqyeshëm!

Dashuria: Këto ditë jeni shumë të kënaqur, po ju ndodhin gjëra të bukura. Nëse jeni në lidhje, është periudhë dukshëm më e mirë për dashuri dhe marrëdhënie me partnerin. Plane të përbashkëta për të shkuar në rrugë. Virgjëreshat e lira do të kenë mjaft gjasa për njohje të reja. Do të takoni një person interesant nëpërmjet punës, pastaj ekziston mundësia e njohjes nëpërmjet miqve. Në përgjithësi, nuk do të mungojnë simpatia dhe vardisja. Do të ndiheni këndshëm por ka gjasa për fillim të lidhjes.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Fusha e punës është nën ndikime, të cilat sjellin ndonjë tension, nervozë, lehtë mund të ndodhin mosmarrëveshje dhe të hyni në një konflikt me kolegët. Për ato Peshore të cilat janë në punë afariste është periudhë shumë e volitshme për sukses dhe avancime. Peshoret e papunësuara kanë periudhë të shkëlqyeshme për gjetje të punës, mirëpo edhe ndihmë të njerëzve që kanë ndikim dhe personave të cilat janë në ndonjë pozicion.

Shëndeti: Stomakun e keni të ndjeshëm, por edhe fshikën, disa çaje të lehta do t’ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Po ju vardiset një person të cilin me siguri e njihni nëpërmjet punës. Kjo gjë ju pëlqen dhe ju bën të ndihemi mirë. Ka gjasa që ai person të jetë i zënë, tani jeni nën ndikimin e lidhjeve sekrete dhe ekziston mundësia që pikërisht edhe një lidhje të tillë ta krijoni. Peshoret, të cilat janë në lidhje të gjata, kohëve të fundit janë shumë të pakënaqura. Partneri është i preokupuar me obligimet e veta andaj duket sikur i ka lënë pas dore. Argëtohuni vetë apo në shoqëri të miqve, ky ndikim shpejt do të kalojë. Keni prirje që shpesh të ndryshoni humorin dhe të brengoseni, përpiquni të qetësoheni.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë këtë muaj, mirëpo po vijnë disa lajme dhe marrëveshje të volitshme. Për Akrepat e papunësuar është periudhë e volitshme për të gjetur punë, mirëpo të cilat nuk do të zgjasin shumë, sepse vetëm në vjeshtë mund t’ju jepet rasti për punë të përhershme dhe cilësore. Për ata të cilët merren me biznes privat pritet përmirësim dhe fillim më të madh deri nga fundi i muajit.

Shëndeti: Pikë e dobët rrugët urinare dhe fshika.

Dashuria: Para jush janë shumë momente të bukura në shoqëri të personave të afërt. Nëse jeni vetëm, pikërisht nëpërmjet miqve ekziston mundësia që ta njihni dikë. Është e mundshme që me atë person të keni edhe ndonjë marrëveshje rreth punës. Ky është ndikim shumë pozitiv i cili mund t’ju sjellë jo vetëm dashuri por edhe oferta interesante afariste. Akrepat të cilët janë të martuar kanë para vetes një periudhë të qëndrueshme. Sukses në të gjitha planet dhe ndërmarrjet e përbashkëta. Ndonjëherë dini të jeni i padurueshëm dhe të reagoni vrullshëm, gjë që prish marrëdhënien me partnerin.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Ritmi i ngadalësuar ju krijon nervozë, tani është periudhë e volitshme për edukim nëse ekziston mundësia që nëpërmjet edukimit të përmirësoni punën tuaj, shfrytëzojeni këtë. Për Shigjetarët e papunësuar nuk është periudhë edhe aq e volitshme, po silleni në rreth, nuk dini saktësisht as çfarë doni. Është e mundshme të gjeni ndonjë punë, të dorës së dytë, vetëm aq sa për të bërë diçka, ditët më të mira sapo janë duke ardhur.

Shëndeti: Pikë e dobët kërdhokullat dhe këmbët, ecni më shumë dhe merruni me sport!

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë pritni ndryshime të shpejta. Partneri mund t’ju kundërshtojë për shumë gjëra edhe për sjellje të çuditshme. Gjithashtu, do të përjetoni gjëra shumë interesante dhe situata krejtësisht të reja me partnerin. Shigjetarët e zënë, posaçërisht ata të martuarit, në kohë të fundit kanë marrëdhënie të paqartë me personin e dashur. Shumë gjëra mund t’ju duken të çuditshme, shqyrtojini ato. Është e mundshme që kanë ndodhur gjëra të shumta, është e nevojshme që të krijoni ndryshime në marrëdhënien tuaj. Shkuarja në një udhëtim çdo gjë do të përmirësonte.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Puna ndodhet nën ndikime të shumta të cilat ju ofrojnë mundësi për ndonjë fillim të ri dhe ndryshim. Ata të cilët janë të papunësuar tani lehtë mund të gjejnë punë, ekziston edhe ndonjë tendencë dhe kthim në punën të cilën tashmë e keni kryer. Nëse keni biznes privat do të keni më pak probleme rreth fitimeve por edhe afateve.

Shëndeti: Pikë e dobët nyjat dhe gjunjët!

Dashuria: Përpiquni të përshtateni më shumë, mos lejoni që rrethanat të ndikojnë në lidhjen tuaj.Nëse jeni të lirë më mirë është që të udhëtoni diku, sepse ka gjasa që në atë mënyrë të njihni një person interesant. Nëse jeni të martuar, tashmë një kohë të gjatë po përballeni me ndikime negative, kritika në llogari tuajën etj. Përpiquni që me qetësi të dëgjoni çfarë ka për t’ju thënë partneri. Është e mundshme që edhe ju gaboni në diçka. Mendoni.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Te ju në fushën e punës arrijnë ndryshime pozitive dhe disa mundësi të reja. Së shpejti prisni zë pozitiv lidhur me punën. Për ata të cilët kanë biznes privat do të ketë pak vështirësi, edhe nëpërmjet fushës së punëve por edhe nëpërmjet fushës së financave. Nuk është kohë e keqe për alarm, por jini të kujdesshëm. Ata Ujorë të cilët merren me punët që kanë të bëjnë me tregtinë, punën me njerëzit, me mësim, kanë periudhë të shkëlqyeshme për përparim.

Shëndeti: Keni të ndjeshëm sistemin nervor, pushoni më shumë!

Dashuria: Partneri është bërë disi dominues dhe ju këtë e kuptoni sikur ai vazhdimisht dëshiron të jetë në plan të parë, sikur çdo gjë sillet rreth tij dhe dëshirave të tij. Ujorët e lirë kënaqen në shoqëri me miqtë, argëtohuni mirë. Një miqësi lehtë mund të shndërrohet në lidhje emocionale. Është e mundshme që ai person të jetë i lindur në shenjë të Luanit apo të Binjakëve. Është periudhë e shkëlqyeshme për dashuri.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Nuk është periudhë edhe aq e lehtë, shumë gjëra do t’ju lodhin dhe do të keni mjaft vështirësi. Është periudhë e ndjeshme andaj lehtë mund të hyni edhe në disa mosmarrëveshje dhe konflikte, pra kujdesuni. Ata të cilët kërkojnë punë qysh gjatë këtij muaji mund ta gjejnë, posaçërisht nëse merreni me tregti dhe hotelieri. Është periudhë e volitshme për të gjitha llojet e edukimit, andaj mendoni për këtë.

Shëndeti: Pikë e dobët sinuset dhe fyti, qëndroni më shumë në natyrë dhe pranë ujit!

Dashuria: Ata të cilët janë të zënë apo janë në lidhje të gjata kanë para vetes periudhë të shkëlqyeshme me personin e dashur. Jeni të kënaqur dhe të plotësuar. Ata të cilët janë në lidhje të gjata lehtë mund të planifikojnë jetën e përbashkët apo martesën. Është periudhë e shkëlqyeshme për diçka të tillë. Peshqit e lirë kanë më shumë mundësi. Njohja me një person shumë joshës dhe energjik, e mundshme me personin e lindur në shenjën e Akrepit. Nëse asgjë më seriozisht, ajo do të mund të jetë aventurë e zjarrtë. Personi të cilin e njihni nëpërmjet punës nuk do t’ju lërë indiferent. Mundësia e fillimit të lidhjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat