Rrëfim: Bashkëshorti im është i martuar edhe me një grua tjetër, e pranoj poligaminë por...

Life style

Rrëfim: Bashkëshorti im është i martuar edhe me një grua tjetër, e pranoj poligaminë por...

Nga: E.B Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një grua ka rrëfyer historinë e saj në “The Sun”, ku ka thënë se e ka kuptuar se bashkëshorti i saj është i martuar edhe me një tjetër dhe ka familje.

Aj gjithashtu ka shtuar se në kulturën e saj pranohet edhe poligamia, transmeton “Bota Sot”.

Rrëfimi i gruas:

Sapo e kam kuptuar se burri im ka një grua tjetër dhe ka dy fëmijë me të, një vajzë të moshës tre vjeç dhe një djalë një vjeç.

Poligamia pranohet në kulturën tonë dhe unë duhet ta pranoj atë, megjithëse jam shumë e lënduar.

Unë jam 38 vjeçare, burri im është 45 vjeç dhe fëmijët tanë janë një djalë i moshës 11 vjeç dhe një vajzë 13 vjeç.

Burri im gjithmonë kishte thënë kemi dashuri të madhe dhe do të ishim besnikë ndaj njëri-tjetrit.

Por ai bën udhëtime të shumta dhe ai më thotë se shkon për të parë prindërit e tij.

Por një ditënjë kushëri i tij më dërgoi mesazh që  thoshte se mendonte se duhet të dija se ai ka një familje tjetër atje.

Si t’i tregoj fëmijëve të mi?

Përgjigja e psikologes:

Fillimisht duhet të jetë të bisedoni me burrin tuaj. Thuaj se ke nevojë për të vërtetën. A e ka ai këtë familje tjetër?

Nëse po, është përgjegjësia e tij t'u shpjegojë fëmijëve tuaj edhe për kulturën tuaj dhe vendimin e tij për të krijuar një familje tjetër.

Por është më së miri që të jeni të sigurt se fëmijët tuaj marrin përgjigje të duhura për të gjitha pyetjet që do t’i bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat