Bel të hollë dhe bark të sheshtë: Duhet vetëm një peshqir - Bota Sot
Bel të hollë dhe bark të sheshtë: Duhet vetëm një peshqir

Life style

Bel të hollë dhe bark të sheshtë: Duhet vetëm një peshqir

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një mjek japonez i quajtu Toshiki Fukutsuji ka zhvilluar një metodë unike për të mbajtur në formë zonën e belit dhe barkut. Gjithçka që ju nevojitet është një peshqir i thjeshtë dhe pesë minuta. Provoni ta bëni për 10-30 ditë, për të vënë re ndryshimet.

- Merrni një peshqir dhe mbështilleni fortë për ta bërë sa më trashë dhe të gjatë.

- Uluni në një sipërfaqe të sheshtë. Një shtrat apo divani i shtëpisë nuk bën punë, kështu që uluni në dysheme dhe nëse keni, vendosni një nga tapetet që përdoren për yoga apo aerobi.

- Vendosni peshqirin pas jush.

- Shtrihuni butësisht me shpinë.

- Hapini këmbët njësoj sa gjerësia e shpatullave dhe drejtoni gishtat e mëdhenj të këmbëve “përballë” njëri-tjetrit.

- Shtrini krahët, ktheni pëllëmbët e duarve.

- Qëndroni në këtë pozicion për 5 minuta. (Sugjerim: vendosni këngët e preferuara në sfond, pasi kështu nuk do t’i ndjeni minutat.)

- Nëse nuk arrini të qëndroni për 5 minuta, provoni 2-3 minuta.

- Më pas, ngrihuni lehtësisht dhe jo menjëherë që të mos lëndoheni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat