Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit, 3 mënyra të thjeshta në kushte shtëpie - Bota Sot
Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit, 3 mënyra të thjeshta në kushte shtëpie

Life style

Si ta ruash sa më gjatë ngjyrën e plazhit, 3 mënyra të thjeshta në kushte shtëpie

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:25
Ilustrim

Vera e nxehtë është, përfundimisht, periudhë shkëlqimi. Po të shkëlqejnë rrezet e diellit mbi lëkurë? Por rrezet e forta, për shumë njerëz mund të jenë të dëmshme për lëkurën, ndaj mbrojtja kundër rrezeve UV është gjithmonë e këshillueshme. Edhe ajo ngjyra e çokollatës, aq e dëshiruar nga të gjithë, për fat të keq, nuk qëndron gjithmonë, kështu që, pas ditëve dhe orëve të gjata në diell, kujdesu edhe më shumë që ta ruash ngjyrën sa më gjatë.  

Natyrisht, jo të gjitha metodat mund të të ndihmojë ta ruash gjatë ngjyrën e errët, por ajo që duhet të bësh është të zgjedhësh mënyrat natyrale që jo vetëm nuk dëmtojnë lëkurën, por edhe e hidratojnë dhe e ushqejnë atë.

Përdor çdo ditë kremin pas diellit

Është një detaj i domosdoshëm që nuk duhet harruar asnjëherë, sepse ai të siguron një ngjyrë të bukur, por është edhe zbutës e hidratues pas tharjes së lëkurës dhe tkurrjes së muskujve. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur, lëkura dhe muskujt janë të sforcuar, kështu që produktet kozmetike të darkës ndihmojnë tonifikimin e lëkurës. Vendos një masë të mirë kremi dhe lëkura do ta përthitë menjëherë.

Pastroje lëkurën me scrub

Nga rrezet e diellit, por edhe nga djegia, shtresat e lëkurës ndahen nga njëra -tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave. Për ta shmangur këtë, gjatë dushit përdor kremra ose sapunë me kokrriza, scrub-e, që lëkura të pastrohet më lehtë dhe të ndihmojnë të kesh lëkurë uniforme. Në këtë mënyrë nxirja nuk ikën, përkundrazi lëkura duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe uniforme.

Përdor vajin e kokosit

Me siguri ke dëgjuar që është një produkt i mirë për të ruajtur ngjyrën e errët, por edhe që ndihmon për ta marrë atë më shpejt? Po, por vaji i kokosit është një produkt shumë i mirë edhe për kohën pas plazhit. Për të pasur rezultate më të mira në ngjyrë, këshillohet që në kremin mbrojtës me SPF 30, të shtosh edhe pak vaj kokosi, por edhe pas ditës në diell, pas dushit, ta lyesh lëkurën me vaj kokosi. Nga tharja, lëkura do ta përthithë menjëherë dhe nuk do të krijojë harta. Gjithashtu, vaji i kokosit është një hidratues dhe ushqyes mjaft i mirë për t’i rikthyer lëkurës shkëlqimin natyral.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat