E ngacmonin për peshën e saj, 27–vjeçarja humbet 76 kilogramë

Life style

E ngacmonin për peshën e saj, 27–vjeçarja humbet 76 kilogramë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 08:53
Alida Elizabeth Dreyer

Një 27 vjeçare nga Australia është transformuar pasi që ka humbur 76 kilogramë nga pesha e saj. Para pak kohësh, Alida Elizabeth Dreyer peshonte 145 kilogramë.

Për ta arritur këtë, ajo tha se ka aplikuar një dietë të rreptë dhe ka ushtruar me orë të tëra në palestër.

“Jam ngacmuar shumë, aq sa jam ndier shumë keq. U mbylla në vetvete dhe nuk preferoja të qëndroja me njeri. Tashmë që jam dobësuar më ka ndryshuar jeta, ndihem mirë me pamjen time të re dhe kam marrë komplimente të shumta nga të gjithë”, u shpreh ajo.

Tutje ajo tregon peshën aktuale që ka.

“Arrita të humbas në peshë duke ndjekur një dietë strikte të pasur me vitamina e proteina, si edhe ushtroja shumë. Kam humbur jo pak, por 76 kilogramë dhe aktualisht peshorja tregon 68 kilogramë”, tha Alida.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat