Bëra seks me shoqen e të dashurës sime, dhe tani ajo ka mbetur shtatzënë/ Çfarë të bëj?

Life style

Bëra seks me shoqen e të dashurës sime, dhe tani ajo ka mbetur shtatzënë/ Çfarë të bëj?

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:34
Foto Ilustrim

Një 25 vjeçar ka rrëfyer për “ The Sun”, se ka bërë seks me shoqen e të dashurës së tij, dhe se tani ajo pret fëmijën e tij. Ai shprehet i humbur dhe i zhgënjyer pasi nuk di se kë të përzgjedhë tani, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

Bëra seks të shfrenuar me shoqen e të dashurës sime. Ishte ajo që e nisi, por tani më ka dhënë lajmin e keq, pasi ajo pret një fëmijë nga unë.Jam vetëm 25 vjeç dhe e dashura ime është 23 vjeç. Ne të dy punojmë në një kompani dhe ka kaluar pothuajse dy vjet që kur kam arritur të gjej guximin t’i propozoj. Ajo është e dashura e parë që them se është e duhura dhe më bën të ndihem i lumtur.

Me tipin e saj më bën të qesh dhe jeta jonë seksuale është e mrekullueshme.

Por disa javë më parë, kur kisha dalë vetëm në një bar, pashë se shoqja e saj ishte atje. Ajo është 21 vjeç dhe e bukur.

Në fund të mbrëmjes ajo me ftoi të ecnim në këmbë për në shtëpi. Kur ndalem përpara portës, me tha se nuk kishte njeri ne shtëpi dhe filloi të më prekte gjithandej. Më tha se më kishte dashur që herën e parë që u takuam.

Çfarë mashkulli do të ishte ai që do të refuzonte? Bëme seks në shtratin e saj, më i mrekullueshmi që kam pasur në jetën time. Mos më pyesni pse, por nuk përdorem prezervativ. Kemi bere seks tre herë të tjera në makinën time. Ajo tani thotë se është shtatzënë dhe unë do të bëhem baba.

Ndihem kaq i hutuar sepse e di që e dua shoqen e saj.. Çfarë ti them të dashurës sime tani? A duhet ti tregoj që kam bërë seks me shoqen e saj? Jam në hall të madh.Dhe ndjehem i zhgënjyer e i humbur.

Përgjigja e Deidres:

Ju jeni me të vërtetë të hutuar dhe nuk është çudi. Duket sikur ju mungon besimi tek vetja. Është një situatë e ndërlikuar.

Së pari dhe më kryesorja ju duhet të përqendroheni në shtatzëninë e paplanifikuar, cilat janë hapat e ardhshëm dhe se si të jepni më të mirën duke ofruar mbështetjen tuaj.

Vajza nuk duket e gatshme të bëhet nënë, por është zgjedhja e saj. A mund të jeni një partner i dashur dhe i besueshëm dhe baba? Ju duhet të vendosni në mënyrë që ajo të di se ku ndodhet.

Pastaj si keni mundur të bëni seks me shoqen e së dashurës suaj? A i keni menduar pasojat apo vetëm epshin seksual. Duhet ta zgjidhni këtë se kë e doni me të vërtetë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat