Si t’i kuroni gjinjtë gjatë procesit të gjidhënies

Life style

Si t’i kuroni gjinjtë gjatë procesit të gjidhënies

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Pengoni pasojat e padëshiruara të ndryshimeve hormonale, si p.sh. dhembjet, të kruarit dhe shfaqjen e strijave në gjinj.

Që nga fillimi i shtatzënisë dhe deri te ndërprerja e ushqimit të bebes me gji, sisët vazhdimisht ndryshojnë. Megjithatë, ekzistojnë mënyra të thjeshta se si nënat munden vetes t’ia lehtësojnë këtë periudhë.

Këto janë disa këshilla…

Përdorni sutjena të përshtatshme

Në periudhën e ushqimit të bebes me gji është shumë me rëndësi që të zgjidhni sutjena të pambukta, të cilat nuk shtrëngojnë gjoksin, por ofrojnë mbështetje të përshtatshme.

Disa modele nuk janë zgjedhje e mirë, sepse mund t’ju shkaktojnë kallo, por edhe të pengojnë ushqimin e bebes, përkatësisht prodhimin e qumështit. Gjithashtu, sutjenat për ushqimin e bebes me gji janë të rehatshëm, prandaj me ta mund të flini gjumë, nëse sisët ju dhëmbin gjatë natës.

Shmangni preparatet menjëherë pas lindjes!

Drejtpërdrejt pas lindjes, në sisë nuk duhet të qitni kurrfarë kremrash, as vajrash. Më vonë, kur bebja të mësohet të thithë, mund të përdorni mjete të besueshme për kurim.

Me kujdes zgjidhni kremrat kundër sprijave

Me rastin e zgjedhjes së preparateve për kurimin e lëkurës gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, përparësi u jepet mjeteve të cilat përmbajnë bazë natyrale – vajra esenciale dhe ekstrakte bimore.

Janë të mirë: kumaku, kamomili, aloe vera, vaji i bajameve, avokadoja, gjalpi i kakaos dhe dylli i bletëve. Substancat artificiale mbyllin poret dhe nuk ushqejnë lëkurën, e cila vetvetiu u nënshtrohet strijave.

Kujdesuni për ushqimin

Për të penguar shfaqjen e strijave është me rëndësi edhe që të ushqeheni drejt. Duhet të pini sa më shumë lëngje dhe të hani pemë dhe perime, domethënë artikujt të cilët përmbajnë vitaminat E dhe C, por edhe ata artikuj të cilët përmbajnë proteina.

Kufizoni kripën, në mënyrë që të zvogëlohet qëndrimi i ujit në trup, ndërsa vetvetiu edhe ënjtja e gjinjve.

Përgatitni kompresa të ftohta

Nëse sisët ju janë të nxehta dhe ju dhembin, vendosni kompresë të ftohtë. Ndihmojnë shkëlqyeshëm fletët e ftohura të lakrës: vendosni një lakër në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë.

Pasi që të ftohet mjaftueshëm, ndukni një fletë të madhe dhe vendoseni në sutjena. Gjithashtu, banja e ngrohtë mund të zvogëlojë ënjtjen e gjinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat