Kompania që paguan për të pirë verë në komoditetin e shtëpisë

Life style

Kompania që paguan për të pirë verë në komoditetin e shtëpisë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Nëse jeni ndier sikur nuk e keni gjetur punën e ëndrrave tuaja deri më tani, kjo mund të jetë zgjidhja e duhur.

Një kompani e verës ofron rreth 270 euro për një testues zyrtar për dy krijime të reja.

Vintage Roots është një shitës i verës organike dhe kompania do të paguaj një person rreth 270 euro për të pirë 12 shishe verë.

Të zgjedhurit do t’i dërgohen dy lloje të verës, me nga gjashtë shishe nga secili lloj.

Më e mira është se shishet e verës vijnë menjëherë në pragun tuaj, do të thotë se nuk do të duhet të dilni nga shtëpia juaj për të pirë verë dhe për të fituar para.

Fatkeqësisht, megjithëkëtë, Vintage Roots thotë se kjo është një ofertë vetëm për një herë, kështu që pasi të merrni paratë kompania nuk do t’ju japë domosdoshmërisht punë të tjera për shijimin e verës.

Kjo është ajo që shkruan në faqen e internetit të kompanisë:

“A keni ëndërruar të kaloni verën tuaj duke pirë verën në kopsht? E konsideroni veten njohës të verës? Mund të kemi punën e përsosur për ju …

Pavarësisht nëse jeni një fans i verë së kuqe apo verë së bardhë, Vintage Roots po kërkon dikë që të bëhet një shijues profesional i verës, duke shijuar verën më të mirën organike nga komoditeti i shtëpisë së tyre, ndërsa fitojnë rreth 270 euro në të njëjtën kohë”.

Për të marrë pjesë, ju duhet të jeni një qytetar në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 18 vjeçare ose më lartë dhe ju duhet të postoni një foto të vetes duke pirë një gotë verë (të çfarëdo lloji) në Twitter, Facebook, dhe profilin e Instagram dhe të etiketoni VintageRootsltd. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat