Makthi nuk “kap” vetëm trupin tuaj, por edhe mendjen…

Life style

Makthi nuk “kap” vetëm trupin tuaj, por edhe mendjen…

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:13
Ilustrim

A e keni menduar ndonjëherë që makthi që përfshin trupin tuaj mund të përfshijë edhe mendjen tuaj?

Napoleon Hill e shpjegon këtë fenomen në librin e tij “Mendo dhe bëhu i pasur”, ku ndër të tjerash thotë se kur jemi të shtrirë në shtrat, gjysmë të zgjuar me një ndjesi sikur gati po mbyteni se ju ka kapur ngërçi. Nuk jeni të gjendje të ktheheni, as edhe të lëvizni një muskul. E kuptoni se duhet të filloni ta rimerrni kontrollin mbi muskujt tuaj. Nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të fuqisë së vullnetit, më në fund arrini të lëvizni gishtat e një dorë. Duke vazhduar lëvizjen e gishtave, e shtrini  kontrollin  në muskujt e një krahu, derisa mund ta ngrini atë . Më pas fitoni kontrollin e krahut tjetër në të njëjtën mënyrë. Më në fund fitoni kontrollin mbi muskujt e në këmbe dhe më pas vazhdoni edhe këmbën tjetër. Më pas me një përpjekje të skajshme të vullnetit e rimerrni kontrollin e plotë mbi sistemin tuaj muskular,  dhe “dilni” nga makthi juaj.  Loja është kontrolluar hap pas hapi.

Njëjtë ndodhë edhe me mendjen tuaj, dhe ju mund ta shfrytëzoni të njëjtën procedurë për të dalë nga plogështia mendore. Provoni të lëvizni ngadalë në fillim, pastaj duke rritur shpejtësinë, derisa të fitoni kontroll të plotë të vullnetit tuaj. Jini këmbëngulës, pa marrë parasysh sa ngadalë duhet të lëvizni në fillim.

Me këmbëngulje do të vijë suksesi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat