Strategjia e re, e përmirësuar për humbjen e peshës

Life style

Strategjia e re, e përmirësuar për humbjen e peshës

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:57
Foto Ilustrim

Hulumtimi nga Universiteti i Alabama Birmingham ka gjetur që nëse hani darkën tuaj në kohën e drekës mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, kjo quhet ushqyerje e kufizuar në kohë.

Çfarë është ushqyerje e kufizuar në kohë?

Gjatë studimit, studiuesit ekzaminuan 11 gra dhe burra midis moshës 20 dhe 45 vjeç. Ata morën pjesë në dy prova të ndryshme ushqimi gjatë një periudhe katër ditore. Grupi i parë hëngri tre vakte gjatë një periudhe kohore 12 orëshe dhe grupi i dytë konsumoi tre vakte gjatë një periudhe gjashtë orëshe: mëngjes në 8 të mëngjesit, drekë në 10 të mëngjesit dhe darkë në mesditë.

Të dy grupet konsumuan të njëjtën sasi ushqimi. Për të matur sa kalori, karbohidrate, proteina dhe yndyrë secili pjesëmarrës kishte djegur gjatë provave, ato u vendosën më pas në një dhomë, e cila mati metabolizmin e tyre. Studiuesit zbuluan se grupi i dytë (koha më e shkurtër e ngrënies) kishte një normë të rritur të djegies së yndyrës.

Pjesa pozitive

Nutricionistja Susie Burrell thotë se përfitimet shëndetësore për këtë lloj regjimi relativisht të lehtë për t’u ndjekur përfshijnë “uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit”.

Susie shpjegon se mund të prisni të humbni dy ose më shumë kilogram në muaj. Kjo formë e të ngrënit është gjithashtu e shkëlqyeshme sepse nuk kufizon marrjen e kalorive në mënyrën në të cilën mund të jenë dietat e tjera.

“Sigurisht që duhet të hani vakte të shëndetshme me shumë proteina dhe perime”, shton Susie.

Pjesa negative

Ndoshta vështirësia më e dukshme është periudha e kohës që duhet të prisni midis darkës dhe mëngjesit në ditën tjetër – rreth 20 orë, nëse i përmbaheni studimit. “Ky aspekt mund të jetë sfidues për disa njerëz”, thotë Susie. “Kjo dietë nuk është gjithashtu e përshtatshme për ata me kërkesa të mëdha për energji, gratë shtatzëna ose gjidhënëse, kushdo që ka rezistencë ndaj insulinës ose diabet”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat