Ja cilat pemë dhe perime mund t’i përdorni për pastrimin e shtëpisë - Bota Sot
Ja cilat pemë dhe perime mund t’i përdorni për pastrimin e shtëpisë

Life style

Ja cilat pemë dhe perime mund t’i përdorni për pastrimin e shtëpisë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Përmes rrjeteve sociale njerëzit mund të mësojnë gjëra që iu hyjnë në punë gjatë përditshmërisë.

Një video e një gruaje duke pastruar banjën e saj me grejpfrut dhe sheqer u bë virale.

Ekspertja për pastrimin, Pamela Spence tha se frutat dhe perimet mund të jenë dezinfektues shumë të mirë.

Tutje, Spence ka treguar se si mund të përdoren pemët dhe perimet me ndihmën e disa gjërave të tjera për pastrimin e shtëpisë.

Qepa: Për të larguar shenjat e djegies në furrën tuaj, ngroheni pak dhe fërkojeni me anën e prerë të një qepe. Qepa përmban enzima që reagojnë me oksigjen në ajër, dhe krijojnë një acid që do të ndihmojë në largimin e yndyrave.

Limoni: Acidi i tij citrik largon yndyrat duke i lënë me shkëlqim sipërfaqet e banjës dhe kuzhinës.

Grejpfruti: Përmban acid agrumesh dhe është i shkëlqyeshëm për pastrimin e sipërfaqeve më të mëdha ku një limon do ta kishte të vështirë të funksiononte. Thjesht merrni një gjysmë grejpfrut dhe shtoni sheqer, i cili krijon reaksion.

Bananja: Pjesa e brendshme e lëkurës së bananes jep gjithashtu shkëlqim. Provojeni në gjethet e bimëve të shtëpisë. Duke larguar pluhurin, ajo i lagështon gjethet dhe i bën ato të shkëlqejnë.

Portokalli: Lëvozhga e tij bën një pastrues aromatik të shijshëm. Thjesht shtojeni në një kavanoz me uthull molle, lëreni për dy javë, pastaj vendoseni lëngun në një shishe. Përdorni si një pastrues kuzhine për të gjitha qëllimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat