Gjithë gjërat që s'duhet t'i toleroni partnerit tuaj - Bota Sot
Gjithë gjërat që s'duhet t'i toleroni partnerit tuaj

Life style

Gjithë gjërat që s'duhet t'i toleroni partnerit tuaj

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:14
Ilustrim

Në çdo marrëdhënie toleranca është ajo që shpëton lidhjen, shmang dramat dhe në fund të ditës, ju jep qetësi, por sidoqoftë gjithçka ka një limit. Kujtojani vetes këtë sa herë ndjeni që partneri juaj po vepron si më poshtë. Asgjë nga lista e mëposhtme nuk meriton pranimin tuaj të vazhdueshëm, kështu që vigjilentë!

Mungesa e respektit

"Një mashkull që tregon mungesë respekti kundrejt një femre, nuk e meriton atë". Ky është rregulli nr. 1 në çdo lloj marrëdhënieje. Nëse ai nuk ju repekton të jeni të sigurta që s'do t'ju vlerësojë kurrë. Pa këtë aspekt themelor, raporti vështirësohet dhe gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur. Ndaj, nëse nuk ka vend për ndryshime, lëreni!

Është një gënjeshtar patologjik

Nëse partneri nuk të telefonon apo nuk i përgjigjet pyetje "Zemër, çfarë po bën/ku je?" do të thotë se fsheh diçka. Nëse nuk është i sinqertë me ty, atëherë tërhiquni sepse ndoshta s'është gati për një marrëdhënie.

Bërtet vazhdimisht

Nëse një mashkull bërtet duhet të ketë një arsye të vërtetë. Nëse jeni duke diskutuar për diçka dhe ju gjithashtu jeni duke bërtitur atëherë është e kuptueshme. Por nëse ai bërtet vazhdimisht ose thjesht sepse i keni bërë një pyetje, atëherë nuk është e drejtë. Cfarë mund të bësh? Këshillojini atij të menaxhojë më mirë zemërimin ose lëre!

Fjalori i tij kundrejt jush lë për të dëshiruar

Partneri juaj përdor fjalë të ndyra dhe shpesh me ju? Ndonjëherë këto sharje mund të shpëtojnë nga goja por nuk ka asnjë motiv se përse një mashkull të përdorë të tilla shprehje gjithë ditën.

Është tradhëtar

Nuk ka asnjë falje për tradhëtinë. Asnjë! Nëse marrëdhënia juaj është prekur nga një tradhëti, nuk ka zgjidhje. E keni dëgjuar të thotë vazhdimisht "Më fal" ose "Isha i pirë"ose "S'ka qënë e rëndësishme për mua", kini parasysh se nëse e ka bërë një herë, do ta bëjë sërish. Gjeje fuqinë dhe largohu: Ti meriton më shumë.

Të bën të qash

Askush s'duhet të ketë pranë një person që nuk shqetësohet për ndjenjat e tua. Atëherë harrojeni atë dhe kursejini lotët për diçka më serioze.

Përdor dhunën... vazhdimisht

Të dalësh nga një marrëdhënie me një partner abuziv mund të jetë e vështirë. Shumë herë femrat janë thjesht të frikësuara dhe nuk dinë ku të drejtohen. Ai s'duhet të përdori KURRË dhunë. Nëse lini pas një marrëdhënie kaq të rrezikshme do të rigjeni veten dhe do të jeni në gjendje të rindërtoni një lidhje të shëndetshme më një mashkull tjetër. E sigurt!

Ju kërcënon

Partneri juaj ju ka thënë ndonjëherë "nëse më tradhëton, unë do të vras" qoftë edhe me shaka? Atëherë duhet të shqetësoheni. Kërcënimi, i çdo lloji qoftë është një sinjal se partneri juaj mendon që ka pushtet mbi ju, ose më keq akoma se ju posedon!

Nuk të bën kurrë asnjë kompliment

Meshkujt duhet të sforcohen për të bërë komplimente partneres, për tu ndjerë mirë. Jemi në një lidhje edhe për këtë, apo jo? Thonj të kuruara, flokë të rregulluara dhe një veshje sexy dhe në fund asnjë "Sa bukur dukesh"? Epo nëse s'ju vlerëson, atëherë harrojeni!

Nuk të ofron kurrë asgjë

Është ditëlindja jote, Shën Valentini, darka e përvjetorit tuaj dhe nuk ofrohet të paguajë darkën? Jeni jashtë në mëngjes dhe nuk bën asnjë përpjekje për të marrë një kafe apo briosh? Eh goca, ka diçka që nuk shkon këtu. Nëse nuk qëndrojnë në mes problemet ekonomike atëherë ka një përgjigje: është koprac dhe nuk mendon se ia vlen të harxhojë para për ty!

Nuk dilni kurrë

Nuk e mban mend herën e fundit kur keni dal bashkë, në kinema apo për të pirë diçka? Shpesh meshkujt i qëndrojnë më shumë idesë së pandoflave të rehatshme përballë televizorit, por më mirë diskutojeni këtë.

"Nuk është e dashura ime"

Kjo është një thënie klasike, mbi të gjitha kur lidhja është në hapat e para. Nëse një mashkull refuzon t'i tregojë miqve të tij që ka një të dashur, atëherë do të thotë që nuk kërkon impenjime. Nëse vazhdon kështu më mirë mbylleni këtë histori para se gjërat të bëhen serioze.

Të kërkon të jesh gjithmonë në dipozicion të tij

Ai ka dal me miqtë ndërsa ti je e ulur në divan. Të telefonon dhe kërkon të shkoni ta merrni ose të jeni gati në shtrat. Epo nuk duheni trajtuar kështu: të jesh skllavja e një mashkulli ose të jesh gjithmonë në dispozicion të tij nuk të ndihmon as ty e as raportin tuaj.

Filtron me vajza të tjera

Nuk jemi të gjithë të pastër: secilit prej nesh mund t'i ndodh të flirtojë me seksin e kundërt. Por kur jeni bashkë gjërat ndryshojnë sidomos përpara partnerit, është mungesë respekti gjithsesi.

Të lë e pastaj pendohet

Nëse dëgjoni shpesh partnerin t'ju thotë "Nuk jam gati", "Nuk jam njësoj si më parë" ose nëse sillet si një idiot i vërtetë, bëji një nder vetes dhe çoji të gjitha në djall. Pjesa më e bukur do të jetë kur të rikthehet duke thënë se gaboi. Shumë i papjekur dhe mbi të gjitha shumë vonë.

Është dembel

Do ta vini re menjëherë nëse ai është dembel. Atëherë mos prisni gjë prej ti

Nuk thotë kurrë faleminderit

Ke përgatitur tortën për ditëlindjen e tij? Ke organizuar një festë surprizë për të? Asnjë falenderim? Ka disa fjalë në jetë që ndryshojnë gjithçka: "faleminderit", "më fal" ose "të lutem". Nëse nuk janë në fjalorin e një mashkulli atëherë më mirë ta humbësh sesa ta kësh.

Nuk merret me ju

Një ndër gjërat që acaron më shumë femrat: asnjë telefonatë në mëngjes, pasdite apo darkë? Gjëja më e keqe? Kur përgjigjen në telefon "Çfarë do?"!

Flet gjithmonë për ish-en

Jo, një mashkull nuk duhet të flas për ish-të dashurën e tij dhe ti s'duhet të tolerosh apo ta lejosh të vazhdojë me çdo kusht. E nëse vazhdon sërish? Lëreni!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat