Bëj seks të çmendur me një grua të martuar, ajo më bën të  ndihem mashkull, por u shokova kur kuptova se....

Life style

Bëj seks të çmendur me një grua të martuar, ajo më bën të  ndihem mashkull, por u shokova kur kuptova se....

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Tabloidi i njohur Britanik “The Sun” ka publikuar një histori të pazakontë dashurie në rubrikën “ Deidre, ku një 28 vjeçar ka rrëfyer se bën seks të çmendur më një të martuar, por fatkeqësisht ajo kishe pasur edhe dy dashnorë tjerë”, transmeton “ Bota sot”.

E dashur Deidre

Unë jam në lidhje më një grua të martuar dhe bëjmë seks të çmendur. Deri më tani kemi bërë seks në kuzhinë, në tavolinë, nën dush, pastaj në divanin tim dhe pastaj në shtrat. Me një fjalë ajo më kompleton dhe më bën të ndihem mashkull i fortë në shtrat.

Mendova se kishim diçka vërtet të mirë. Por pashë në laptopin e saj ditën tjetër se ajo kishte katër biseda të hapura me meshkuj të ndryshëm.

Ata të gjithë thonin gjëra të ngjashme si: “Oh zemër, nuk mund të pres deri sa të bëjmë seks sërish” ose “Kur jeni të lirë të takohemi? Unë dua që ne të bëjmë atë për të cilën biseduam “.

Ajo e bën këtë me mua gjatë gjithë kohës. Ajo është 30 vjeç dhe unë jam 28. Ne u takuam në një klub dhe ajo tregoi shumë interes për mua. Biseduam, vallëzuam dhe më puthi dhe e takova atë të nesërmen për drekë.

Ajo tha se me të vërtetë më pëlqente mua. Atë natë erdhi në banesën time dhe bëm seks disa herë.

Shoku im më paralajmëroi se ajo është e martuar por unë, veç e dija atë informatë. Kur unë u përballa me të, ajo tha se burri i saj ishte abuziv. Ajo ishte duke u përpjekur një mënyrë për ta lënë atë.

Kam qenë i kujdesshëm pasi nuk doja t’ia përkeqësoja gjërat në shtëpi. Ajo erdhi për të qëndruar me mua për tre ditë, kur burri i saj ishte larg në biznes. Ishte sikur ishim një çift i vërtetë.

Por ajo la laptopin e saj të hapur ndërsa doli për të blerë cigare dhe unë nuk mund të rrija pa parë faqen e saj në Facebook dhe pashë të gjitha këto biseda që po ndodhnin me burra të tjerë.

Unë u konfrontova me të dhe ajo tha se ishin vetëm djemtë që donin të ishin me të dhe gënjeu duke thënë se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta. Nuk e besova.

Ndonjëherë e telefonoj dhe ajo nuk përgjigjet një orë. E di që është për shkak se ajo ka dikë tjetër atje. Unë kam parë burra të shkojnë në shtëpinë e saj dhe të mos dalin për një orë. Unë kam pritur jashtë në makinën time. E di se ajo po mashtron të gjithëve ne.

Javën e kaluar ajo më tha se ajo nuk mund të më shihte sepse ishte e sëmurë në shtrat, por pashë fotografi në Facebook të saj me një djalë tjetër. Ajo thotë se nuk dëshiron të më humbë dhe më kërkon të takohemi. Ndihem sikur në njëfarë mënyre po më përdor si vegël seksi dhe nuk di se çfarë duhet të bej?”

Përgjigjja e Deidres:

Nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie afatgjatë me dikë që do të angazhohet për ju, atëherë në mënyrë të qartë ajo nuk është vajza e duhur për ju.

Duket sikur martesa e saj mund ta bëjë atë të mjerueshme dhe frekuentimi me burra të tjerë është mënyra e saj për të ikur nga realiteti.

Ajo duhet të vendosë se çfarë dëshiron. Nëse ajo qëndron me burrin e saj, atëherë ju jeni më mirë pa atë .

Nëse ju ende mendoni se keni diçka të mirë, jepni një ultimatum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat