Maçoku i quajtur Manchester me këmbë të shkurta bëhet yll në Instagram

Life style

Maçoku i quajtur Manchester me këmbë të shkurta bëhet yll në Instagram

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:15
Maçoku i quajtur Manchester

Një mace e adhurueshme topolake e quajtur Manchester me këmbë dhjetë centimetra të gjata nga Rusia është bërë yll në Instagram, duke mahnitur mbi 50,000 ndjekës.

Manchester, i cili është gati dy vjeç, është një përzierje e dy racave – skoceze dhe ‘munchkin’, të cilat janë të njohur për këmbët e tyre tejet të shkurtëra.

Ai jeton me pronarin e tij Alexander Ushakov, 36 vjeçar, në Moskë, Rusi dhe nuk e lejon që gjatësia e tij ta ndalojë atë të shijoj jetën.

Manchester ka lindur në 15 shtator 2018 dhe unë e bleva kur ishte katër muajsh, shpjegoi Alexander.

“Vendosa ta quaja atë Manchester për nder të ekipit të futbollit Manchester United pasi kam qenë tifoz i tyre që nga viti 1998”, tha ai.

“Vendosa të krijoja një llogari në Instagram për të sepse mendova se ai ishte mjaft i lezetshëm për të kënaqur njerëzit e tjerë. Siç doli, ai ka mjaft fansa”, përfundon ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat