Unë kam dëshirë të bëj seks të çmendur çdo natë, por e dashura më refuzon/ A duhet ta tradhtojë atë?

Life style

Unë kam dëshirë të bëj seks të çmendur çdo natë, por e dashura më refuzon/ A duhet ta tradhtojë atë?

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:53
Foto Ilustrim

Një 22 vjeçar ka rrëfyer për Tabloidin Britaik “ The Sun” se ndjehet i dëshpëruar meqë e dashura e tij nuk e lejon që të ketë marrëdhënie seksuale çdo natë. Ai thotë se nëse ajo vazhdon kashte ai e ka ndërmend që ta tradhtojë atë me femra tjerë, përcjell “Bota sot”.

E dashur Deidre:

Unë kam nevojë çmendurisht për marrëdhënie seksuale të paktën 5 herë në javë, por e dashura ime do vetëm një herë në javë. Një natë i thashë se kam nevojë që të bëjmë seks çdo natë, dhe ajo nga zemërimi doli dhe bëri gjumë në dhomën tjetër. Më tha se ajo nuk ishte kafshë shtazarake që të bënte seks çdo natë me mua, dhe kjo më lëndoi pa masë. Unë e dua atë por nëse ajo vazhdon kështu, më shkon mendja që ta tradhtojë me femra tjera të cilat mezi presin që ti fus në shtrat.

Kemi një fëmijë gati një vjeç. Unë jam 22 vjeç dhe e dashura ime është 20. Unë e di që ajo ka fëmijën të parin për kujdes, por jam lodhur nga kjo situatë dhe ndihem i privuar.

Nuk kam pasur një marrëdhënie, rrjedhimisht as marrëdhënie seksuale për disa vjet, derisa takova të dashurën time vitin e kaluar. Edhe ndiej se tani mund të jem përsëri beqar. Unë jam i ri dhe kam nevojë për shumë më tepër seks. Kam nevojë për seks të shfrenuar e të çmendur që ta përmbush imagjinatën. Më besoni nganjëherë kur e dashura më refuzon unë zgjohem im lagur nga shtrati. Më duhet që të masturbojë në banjo tek sa bëj dush, sepse ndryshe nuk po ia dal ta kontrollojë veten.

Jam në fazën ku ndiej se dua ta lë atë dhe të marr një femër tjetër veç për seks e kënaqësi e të shkoj në qiellin e shtatë nga epshi.

Përgjigja e Deidres:

Mesa kuptoj fëmija ka ardhur herët në marrëdhënien tuaj, por kjo ndodhi tashmë. Nëse jeni po aq i papërgjegjshëm dhe egoist sa po kuptoj nga ato që thoni, e imagjinoj se është e dashura juaj ajo që është e lodhur me ju.

Ajo po rrit fëmijën tuaj. Bëhuni një baba i përkushtuar dhe ndërtoni një lidhje të vërtetë me familjen tuaj.

Nuk është jeta vetëm seks, andaj pasi të merrni një vendim të gabuar përdorni trurin dhe logjikën. Nuk humben dy njerëz të dashur vetëm pse ti ke dëshirë të bësh seks. Kjo është e pakapshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat