Si janë gishtat tuaj? Ja çfarë tregon gjatësia e tyre për personalitetin

Life style

Si janë gishtat tuaj? Ja çfarë tregon gjatësia e tyre për personalitetin

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:01
Tre janë llojet: A, B dhe C.

Duket e çuditshme, por dora mund të rrëfejë shumë për personalitetin tuaj. Sekreti qëndron në gishtin e unazës dhe në gishtin tregues. Ata mund të tregojnë shumë se çfarë lloji mashkulli jeni. Po, ky test fokusohet vetëm tek meshkujt, sepse gjatësia e këtyre gishtave tregon nivelin e testosteronit tek meshkujt.

Tre janë llojet: A, B dhe C.

Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues

Meshkuj të pashëm. Ata janë plot sharm dhe shkojnë mirë me këdo. Megjithatë ata janë pak më shumë agresivë dhe marrin shumë shpejt rreziqe përsipër. Kjo gjë gjithashtu tregon se shpesh këta njerëz bëjnë më shumë para sesa kolegët e tyre me gishtin e unazës më të shkurtër.

Gishti i unazës është më i shkurtër se gishti tregues

Meshkujt me këtë lloj dore kanë shumë vetëbesim dhe madje mund të jenë edhe pak narcistë. Këta njerëz nuk e kanë problem të rrinë vetëm dhe shpesh nuk kanë qejf t’i bezdisin. Sa i përket dashurisë, ata nuk rrezikojnë shumë. Nuk janë ata që bëjnë lëvizjen e parë.

Gishti i unazës dhe ai tregues kanë të njëjtën gjatësi

Ndoshta kjo gjë thotë shumë që në përshkrim. Meshkujt me këtë lloj dore janë meditues të mirë, mjaft të dashur dhe besnikë. Gjithçka balancohet nga këta lloj njerëzish. Ata janë të qetë dhe gjithçka duket sikur ecën mirë për ta, duke qenë se janë të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat