Ky scrub anticelulit me 3 përbërës është i preferuari i vajzave të famshme

Life style

Ky scrub anticelulit me 3 përbërës është i preferuari i vajzave të famshme

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:59
Ilustrim

Të gjithë e dimë që edhe modelet dhe VIP-at nuk janë imunë ndaj celulitit. Por në sezonin e plazhit të gjithë duam të dukemi në formë me rrobat e banjës veshur. Prandaj duhet të dini që ka disa trajtime edhe në kushte shtëpie që mund t’i bëni për të reduktuar celulitin. Një prej këtyre gjërave është scrubi me kafe – i preferuari i të gjithëve, madje edhe i vajzave të famshme.

Armiku numër 1 i celulitit është kafeina, e cila siguron antioksidantë në lëkurë kur aplikohet. Prandaj maskat dhe kremrat më të mirë anticelulit kanë si bazë kafenë. Një prej këtyre scrubeve i sugjeruar nga Elle.com është ai me kafe, vaj kokosi dhe kripë deti.

Duke masazhuar çdo zonë problematike me këtë scrub, ju do të stimuloni qarkullimin e gjakut, i cili do të tendosë lëkurën.

Për një efektivitet më të lartë, bëni si Miranda Kerr dhe Elle Macpherson: Investoni në një furçë të thatë, e cila ndihmon gjithashtu në qarkullimin e gjakut.

Çfarë ju duhet për përgatitjen e scrubit?

1 filxhan me mbetje kafeje

6 lugë gjelle vaj kokosi

3 lugë gjelle kripë deti ose sheqer

1 kavanoz bosh

1 furçë e thatë (opsionale)

Hapi 1

Hidhini përbërësit e thatë në një filxhan ose tas të madh matës.

Hapi 2

Shkrini vajin e arrës së kokosit në mikrovalë nëse është i ngurtë dhe shtojeni në përzierje.

Hapi 3

Përziejini mirë.

Hapi 4

Hidheni përmbajtjen në një kavanoz.

Hapi 5 (opsional)

Para se të futeni në dush, përdorni furçën tuaj të thatë për të eksoliuar dhe stimuluar qarkullimin e gjakut. Fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore në çdo zonë problematike, ose në të gjithë trupin tuaj.

Hapi 6

Në dush, aplikoni scrubin në zonat me celulit. Masazhojeni mbi lëkurë në lëvizje rrethore përpara se ta shpëlani. Përsëriteni sa herë që bëni dush për rezultate më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat