Mënyrat se si reagojnë njerëzit inteligjentë ndaj personave manipulues dhe toksikë

Life style

Mënyrat se si reagojnë njerëzit inteligjentë ndaj personave manipulues dhe toksikë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:31
Ilustrim

Gënjeshtarët, manipuluesit dhe narcistët janë vetëm disa nga njerëzit që lëshojnë toksicitet. Ashtu si toksinat e mjedisit hyjnë në trupin tuaj dhe e helmojnë atë, këta njerëz mund të hyjnë në mendjen tuaj, helmojnë mendimet tuaja dhe ju lënë mentalisht, emocionalisht dhe fizikisht të thatë.

Njerëzit toksikë janë kudo rreth jush – thjesht është e pamundur t’i shmangësh ato. Mund të jetë miku juaj, kolegu, partneri ose një anëtar i familjes. Pra, ne jemi të sigurt që ju keni takuar dikë në të kaluarën dhe se tashmë e dini sa e vështirë është të qëndroni pozitivë dhe të motivuar në praninë e tyre.

Këta njerëz mund të thithin energjitë vitale dhe të pengojnë përparimin tuaj. Natyrisht, nëse e lejon. Njerëzit e zgjuar mund të merren me sukses me individë toksikë dhe të shpëtojnë veten nga kthetrat e tyre helmuese. Njerëzit e zgjuar janë të mirë në kontrollimin e emocioneve dhe reagimeve të tyre ndaj individëve toksikë dhe bazohen në gjykimin dhe instinktin për t’i menaxhuar ato shpejt dhe me sukses.

Ja se si veprojnë ata:

Ata janë vetëdijshëm

Njerëzit e mençur kanë një kuptim të mirë të personalitetit, mendimeve, emocioneve dhe sjelljeve të tyre. Ndjenja e tyre e ndërgjegjësimit është një mjet shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm për të shmangur që njerëzit toksikë të shtyjnë butonat e tyre.

Njerëzit e mençur janë të vetëdijshëm për faktin se gjithmonë do të jetë dikush që do përpiqet t’i manipulojë, gënjejë dhe kritikojë, në mënyrë që “t’i nxjerrë nga loja”. Pra, ata gjithmonë përpiqen të mbajnë kontrollin e emocioneve të tyre, në mënyrë që të mos jenë pre e lehtë për manipuluesit.

Krijojnë kufij të qartë

Një person inteligjent eliminon çdo gjë dhe këdo që e percepton si një kërcënim për aftësitë dhe përpjekjet e tyre për të qëndruar produktiv dhe efikas. Prandaj, kur vë re një ndikim negativ, ai e pengon atë të përparojë në jetën e tij duke e mbajtur larg. Ai nuk do të jetë i pasjellshëm apo ofendues, por ai do të qartësojë pozicionin e tij qetësisht dhe civilisht.

Menaxhojnë efektivisht energjinë e tyre

Njerëzit inteligjentë nuk lejojnë sjelljen negative dhe irracionale të një personi toksik që t’i shkelë dhe privojë nga energjia e tyre. Ata sigurohen që të ruajnë furnizimin e tyre me energji, pasi kjo i ndihmon të përballojnë më lehtë dhe në mënyrë më efektive ndikimet negative të jashtme dhe natyrisht kjo përfshin njerëzit toksikë.

Qëndrojnë të fokusuar tek vetja

Kur një person inteligjent ka një detyrë të rëndësishme për të përfunduar, ai nuk lejon askënd ta ndërpresë. Dhe sigurisht që nuk ka shqetësim më të keq sesa sjellja irrituese, e paarsyeshme dhe negative e një personi toksik. Të përqendrohesh tek vetja do të thotë të shpërfillësh kritikat dhe provokimet.

Kërkojnë vetëm njerëzit pozitivë

Kur njerëzit inteligjentë mendojnë se nuk mund ta trajtojnë vetë një individ toksik, ata nuk kanë turp të kërkojnë ndihmë nga dikush, qoftë mik, anëtar i familjes, koleg ose partner i tyre. Ata janë të vetëdijshëm se një person i cili nuk është i përfshirë emocionalisht në atë situatë është në gjendje ta shikojë dhe analizojë atë nga një perspektivë më objektive.

Neutralizojnë ata që duan të rrëzojnë vetëbesimin e tyre

Kur një person toksik na kap të papërgatitur, ai lehtë mund të na bëjë të ndihemi të dobësuar, të nënvleftësuar. Por njerëzit inteligjentë janë të vetëdijshëm se mendimi helmues i një individi nuk ka të bëjë aspak me personalitetin dhe aftësitë e tyre. Ata kuptojnë se të infektohesh nga negativiteti është krejtësisht e padobishme, jorealiste dhe kundërproduktive, prandaj ata e shmangin atë me çdo kusht.

Përqendrohen tek zgjidhja, jo tek problemi

Njerëzit inteligjentë e dinë se të kushtuarit shumë vëmendje individëve toksikë nuk përfshin gjë tjetër, veçse një humbje të konsiderueshme të kohës dhe energjisë. Koha dhe energjia që ata përdorin për të kërkuar mënyrën më të mirë për t’i larguar nga jeta e tyre.

I falin ata që kanë pasur sukses ose janë përpjekur t’i manipulojnë, por nuk harrojnë

Njerëzit inteligjentë nuk i mbushin zemrat me zemërim. Pritja dhe edukimi i ndjenjave negative brenda nesh mund të na kthejë në njerëz toksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat