Do të mund t’ju befasojë çfarë ëndërron qeni juaj

Life style

Do të mund t’ju befasojë çfarë ëndërron qeni juaj

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Çdo pronar i qenit e di sa e plotëson ajo ndjenjë kur hyn në shtëpinë e tij, ndërkaq aty e pret miku katërkëmbësh

Po ashtu edhe qentë përjetojnë vrull të madh gëzimi kur shohin pronarët e tyre të dashur.

Zbulimi për atë se pikërisht çfarë ëndërrojnë ata do t’ju nxisë që t’i respektoni më shumë se kurrë deri tani.

Në të vërtetë, Deirdre Barrett, psikologe klinike dhe evolutive nga Harvardi, ka zbuluar që qentë, në të vërtetë, na ëndërrojnë neve, transmeton Her.ie.

“Pra, qentë janë shumë të lidhur me pronarët e tyre dhe prandaj është e sigurt që ata ëndërrojnë personalitetin tonë, aromën dhe situatën në të cilën na kënaqin apo na irritojnë”, ka thënë Barrett.

Deirdre ka shtuar se edhe njerëzit ëndërrojnë për gjërat të cilat i preokupojnë gjatë ditës, vetëm që konteksti i ëndrrave tona është më pak logjik, ndërsa objektin e vizualizojmë më mirë se vetë gjumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat