Si ta mbani buzëkuqin të përhershëm edhe nën një maskë mbrojtëse për fytyrën

Life style

Si ta mbani buzëkuqin të përhershëm edhe nën një maskë mbrojtëse për fytyrën

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 09:56
Ilustrim

Megjithatë, nëse ende nuk dëshironi të hiqni dorë nga buzëkuqi, sepse barni maskë, është mirë t’i mësoni disa këshilla se si buzëkuqi në buzë të jetë sa më i qëndrueshëm dhe sa më gjatë të qëndrojnë nën maskën mbrojtëse të fytyrës

Para qitjes së buzëkuqit në buzë, është me rëndësi që t’i përgatitni, përkatësisht t’u bëni piling të mirë buzëve në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të hidratuara.

Nëse buzët janë të thata dhe të çara, buzëkuqi në to nuk do të duket as bukur dhe as nuk do të zgjasë shumë, eksfolacioni është hap i parë i pashmangshëm.

Pas pilingut, koha është për gjetjen e buzëkuqit i cili ka formulë afatgjatë, ndërkaq para qitjes në buzë mund të qitni shkëlqyes, pastaj lapsin sipër buzëve në mënyrë që të jeni të sigurta që buzëkuqi në buzë do të qëndrojë sa më gjatë.

Kur është fjala për llojin e buzëkuqit, më së miri është të zgjidhni teksturën mat, si edhe buzëkuq me pigmente të forta, por me atë rast duhet pasur kujdes që buzëkuqët të jenë mjaftueshëm ushqyes në mënyrë që buzët të mos thahen.

Kur të gjeni buzëkuqin, është koha për qitjen e tij në buzë të cilën më së miri është ta bëni duke përdorur brushën, sepse është më precize.

Gjithmonë është mirë të keni me vete brushën në çantë në mënyrë që të mund të përmirëson buzëkuqin në buzë pas ushqimit dhe pijes.

Pasi të keni qitur buzëkuqin, në buzë vendosni llak, i cili do të bëjë që grimi në fytyrë të qëndrojë sa më gjatë i freskët dhe “në vend”, madje edhe nën maskën mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat