Reflektimet e një burri: Ja si e humbet një grua edhe nëse ajo të do me gjithë zemër

Life style

Reflektimet e një burri: Ja si e humbet një grua edhe nëse ajo të do me gjithë zemër

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Ju ndodh të mendoni për personin që ju do shumë?

E dini që, kjo grua është aty, jashtë, dhe ju do me të vërtetë, me gjithë zemër. Por nuk do të rrijë gjatë t’ju presë, deri në pafundësi, veçanërisht nëse vazhdoni ta trajtoni në mënyrë sipërfaqësore.

Një grua bën pikërisht këtë:

Ndalon së prituri kur nuk i dërgoni më ato mesazhet e ëmbla “mirëmëngjes” apo “natën e mirë”. Dhe kështu, përfundon së fjeturi vetëm, pa shpresuar që t’i vijë ai mesazh kaq shumë i dëshiruar.

Ndalon së prituri për ju, kur nuk e pyesni se si shkoi dita e saj dhe se si ndihet ajo. Kur ndjen mungesën e të qenit një prioritet në jetën tuaj. Kur ndjen së është marrë për të dhënë dhe kjo gjë e bën të ndjehet në depresion.

Janë të shumtë meshkujt që mendojnë se një grua gjithmonë do të jetë aty, për ta, e duke pritur për ta.

E gabuar.

Një grua që ndjehet e lënë pas dore, do të vijë një ditë që do të largohet. Dhe pikërisht atëherë do të kuptoni se çfarë keni humbur.

Dhe do të mjaftonte fare pak për ta bërë të lumtur një grua.

Një telefonatë sapo të gjeni kohë, për t’i bërë të kuptojë që jeni duke menduar për të, për shembull. Një telefonatë që një grua nuk do t’jua kërkonte kurrë, sepse pret që ta kuptonit ju këtë hap. Sepse di që meriton shumë më shumë nga ajo që jeni duke dhënë.

E di që meriton të ndjehet e rëndësishme.

Dhe ti, burri, mendo se cila ka qenë hera e fundit që i ke thënë se ishte e bukur apo se të pëlqeu se çfarë kishte veshur. Apo ajo herë që e fiksove aq shumë, sa e bëre të ndihej sikur të ishte gruaja më e veçantë në botë. Ndoshta nuk të kujtohet aspak kur ndodhi e gjitha kjo. Dhe ndoshta nuk të kujtohet aspak kur ishte hera e fundit që i kërkove të dije se si ndihej ajo, apo që i tregove shqetësimin tënd për mirëqenien e saj psikoemotive.

Apo akoma, që e përqafove.

I dashur burrë, këto mund të duken gjëra të vogla, por në realitet për një grua janë thelbësore. Për një burrë, këto mund të duken gjëra të thjeshta apo banale, por për një grua jo. Dhe është pikërisht për shkak të këtyre gjërave të vogla të munguara që një grua të vendosë të largohet, duke e trajtuar ekzaktësisht ashtu siç e keni trajtuar ju.

Mëkat që deri atëherë do të kuptoni se keni marrë për të mirëqenë ekzistencën e saj në jetën tënde. Pra, para se të arrini këtu, burra, provoni t’i kërkoni gruas tuaj se ndjeheni i dashuruar me të. Ndjesia e të qenit në një marrëdhënie, e cila nuk ju përket, mund ta dëmtojë atë, deri në pikën e zgjedhjes për t’ju lënë, sepse nuk mund ta durojë dhimbjen.

Dhe kur një grua vendos ta mbyllë një lidhje, nuk kthehet më pas, i dashur BURRË! Do ta kuptosh që e ke humbur, vetëm nga gabimet e tua. Sepse, edhe nëse të do, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për ta bërë ët qëndrojë me ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat