Është zgjidhur dilema: Kush janë më të mençur – qentë apo macet?

Life style

Është zgjidhur dilema: Kush janë më të mençur – qentë apo macet?

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Nëse mendoni që qeni juaj është më inteligjent se macja juaj, gaboni

Një hulumtim i ri i ka ofruar përgjigjen përfundimtare pyetjes rreth së cilës adhuruesit e kafshëve debatojnë tashmë një kohë të gjatë.

Macet mund të jenë njësoj inteligjente si edhe qentë, ka treguar një hulumtim më i ri, i cili ka të bëjë me kujtesën e maces, të cilin e kanë bërë shkencëtarët japonezë në Universitetin Kyoto.

Në hulumtimin e publikuar në revistën ‘Behavioural Processes’ kanë marrë pjesë 49 mace shtëpiake dhe ato duhej të kujtoheshin se nga cili tas kanë ngrënë tashmë, dhe cilët nuk i kanë përdorur pas një periudhe prej 15 minutash.

Autorët e studimit kanë konstatuar se macet mund të mbajnë në mend ngjarjet specifike, gjë që psikologët e quajnë kujtesë episodike.

Kështu, macet e dinin saktësisht se ku ndodheshin tasat dhe e dinin se çfarë ushqime kishin ngrënë. Ato u kujtuan edhe se ekziston një tas prej të cilit nuk kanë ngrënë akoma.

Kujtesa episodike është aftësia e kujtimit të detajeve autobiografike dhe kontekstuale nga e kaluara. Kur është fjala për kafshët, është e vështirë të zbulohet nëse ato e kanë një kujtesë të tillë. Megjithatë, kohët e fundit është treguar se qentë e kanë këtë aftësi për të kujtuar dhe tani atyre u janë bashkuar edhe macet.

Saho Takagi nga Universiteti i Kyotos beson se macet dhe qentë mund ta kujtojnë një ngjarje të kaluar, që do të thotë se ato kanë kujtesë episodike. Ajo madje thotë se maceve u pëlqen t’i kujtojnë në mënyrë aktive përvojat e kaluara.

“Macet e kanë të njëjtën inteligjencë si qentë, gjë që është në kundërshtim me besimin e përbashkët se qentë janë më të mençur se ato”, tha Takagi. Ajo beson se ky hulumtim mund të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve më të mira midis pronarëve dhe kafshëve të tyre.

Shkencëtarët në të ardhmen do të përpiqen të zbulojnë nëse macet mund t’i kujtojnë ngjarjet nga e kaluara e largët. Studimet kanë treguar se qentë kanë kujtime të ngjashme lidhur me ndonjë kohë dhe vend të caktuar.

Ky hulumtim është publikuar në revistën Behavioral Processes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat