Ju del gjumi natën dhe s’mund të flini më, këto janë arsyet

Life style

Ju del gjumi natën dhe s’mund të flini më, këto janë arsyet

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Të zgjohesh pas mesnate, në orën 2 apo 3 të mëngjesit, dhe mos të arrish të flesh më, është vërtetë sfilitëse. Nuk ka ndonjë shpjegim mistik, ndodh shpesh dhe është përgjithësisht pasojë e shqetësimeve që krijojnë gjendjet e ankthi.

Stresi, problemet martesore, humbja e punës, prindërit e moshuar, ose largimi i fëmijëve nga shtëpia, të gjitha këto mund të bëjnë që mendja të fluturojë gjatë natës, dhe ju të keni probleme me gjumin.

Pagjumësia e mesnatës prek po thuajse dy herë më shumë femrat se sa meshkujt. Kjo bëhet më e zakonshme për moshën e mesme.

Dhimbja kronike, apnea e gjumit, dhe nevoja për t’u zgjuar dhe për të përdorë tualetin janë gjëra të cilat mund ta prishin gjumin tuaj. Të tilla janë edhe afshet e menopauzës.

Pasojat e zgjimit pas mesnate. Ekzistojnë shumë publikime lidhur me këtë fenomen. Duhet të dini që nuk është gjë e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për reagime të trurit që është në nivele të përparuara të ankthit. Në disa raste, kur problemi bëhet i vazhdueshëm dhe zgjat në kohë, duhet kuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat