3 arsyet e çuditshme pse partneri juaj nuk ka dëshirë për seks

Life style

3 arsyet e çuditshme pse partneri juaj nuk ka dëshirë për seks

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Nëse e dashura apo i dashuri juaj shpesh herë nuk ka dëshirë të kryejë marrëdhënie seksuale atëherë , mund të jetë duke ndodhur diçka më shumë sesa ajo që mendoni. Këtu janë disa faktorë të mundshëm:

Shumë shpërqendrime

Këto ditë, është e vështirë të ulesh në krevat dhe të shikosh Tv me partnerin tënd ose të dalësh në darkë në një restorant të këndshëm, pa e parë telefonin tënd çdo pesë minuta. Dhe kjo mund të shtyjë seriozisht në probleme dhe distancë midis çifteve. “Nëse ju ndodh diçka e tillë atëherë problemi është pikërisht ky objekt, telefoni, tableti, laptopi dhe jo partneri juaj. Është koha për të bërë disa ndryshime,” thotë Celeste Holbrook, këshilltar i shëndetit seksual në Fort Worth, Texas. “Vendosni telefonin tuaj në kuzhinë dhe larg dhomës së gjumit.

Mungesa e stërvitjes

Kur ju rriten rrahjet e zemrës dhe filloni të djersitni, trupi juaj lëshon ato që njihen si endorfina, ose kimikate që ju vendosin në një gjendje shpirtërore më të mirë, sipas ekspertëve të Universitetit McGill. Kjo gjë mund t’ju bëjë të keni më shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie me partnerin shoqëruar me një rritje të besimit të trupit falë stërvitjes tuaj.

Ilaçet

Shumë ilaçe mund të shkaktojnë epsh të ulët ose të kenë efekte anësore si thatësia vaginale. Antiistaminikët mund të thajnë të gjitha membranat tuaja, nga hunda deri te vagina juaj, shpjegon Dr. Holbrook. “Mund të ndjeheni të interesuar për seksin, por duhet të përdorni disa lubrifikues për t’u siguruar që është i rehatshëm dhe jo i dhimbshëm.” Gjithmonë flisni me mjekun tuaj për efektet anësore para se të filloni një ilaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat