Një truk që është vërtetuar që funksionon: Bëni vetë ngjyrën natyrale e cila shkëlqen flokët për dy deri në tri nuanca!

Life style

Një truk që është vërtetuar që funksionon: Bëni vetë ngjyrën natyrale e cila shkëlqen flokët për dy deri në tri nuanca!

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 11:21
Foto Ilustrim

Për përgatitje do t’ju nevojiten vetëm tre përbërës

Efekt më i mirë arrihet te shndritja e flokëve ngjyrë kafe të lehtë – me një tretman ngjyra e flokëve ndryshon për 2 – 3 nuanca.

Zeshkanet patjetër duhet të kenë durim dhe të përsërisin procedurën disa herë, trasnmeton Telegrafi.

Për përgatitjen e kësaj maske do t’ju nevojiten:

– 3 lugë supe mjaltë;
– 3 lugë supe kanellë;
– 5 – 6 lugë supe balsam për flokë.

Përgatitja:

Përzieni mjaltin dhe kanellën. Përzieni ngadalë që të bashkohen mirë.

Kur tretja të bashkohet mirë, shtoni balsamin tuaj (regjeneratorin) për flokë.

Përzieni sërish mirë. Tani kjo tretje është e gatshme për përdorim.

Lani flokët në mënyrën e zakonshme. Kur të thahen flokët, krihini me krehër të gjerë dhe ndani në tufa.

Qitni tretjen në flokë me brushë për ngjyrosje flokësh, duke u përpjekur që me themel ta ngjyrosni çdo tufë.

Vërejtje:

Kini kujdes, që të mos e qitni në fytyrë, sepse mund të shkaktojë skuqje të butë dhe irritim. Gjithashtu, mos e fërkoni tretjen në lëkurën e flokëve.

Kur ta keni vendosur maskën, flokët ngrini dhe mbështillni në gërshet të vogël. Vendosni sipër kapelën e dushit apo ndonjë qese.

Lëreni të qëndrojë 30 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat