Studimi: Lindja e një fëmije ndryshon rrënjësisht një grua

Life style

Studimi: Lindja e një fëmije ndryshon rrënjësisht një grua

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Pavarësisht nëse fëmijët mbërrijnë në mënyrë të papritur ose të planifikuar, ata shpesh përjetohen nga të dy prindërit si një stuhi që ngadalë por me siguri do ta kthejë jetën e tyre përmbys. Në nëntë muajt e gjatë të shtatzënisë hormonet e ndihmojnë një grua që të mbajë lartë gjendjen shpirtërore, pavarësisht nga përvoja e saj personale në lidhje me ndryshimet fizike (ka nga ata që janë entuziastë për të dhe të tjerë që nuk janë).

Kërkimet identifikojnë një fenomen shkencor të quajtur mikrokimerizëm fetal, por si janë gjërat në të vërtetë?

Të bëhesh nënë është një përvojë intime që i ndryshon gratë. Një hulumtim i kohëve të fundit ka identifikuar një fenomen shkencor të quajtur mikrokimerizëm fetal, i cili zbuloi se qelizat e fetusit mbeten në trupin e nënës edhe pas lindjes. Ky dialog i vazhdueshëm, i brendshëm në ADN-në e femrës, mban një lidhje që ndryshon rrënjësisht zemrën e një gruaje.

Ndryshon gruan në jetë, jo jetën e gruas

Nuk është lindja e një fëmije që revolucionarizon jetën por është pikërisht qenia e tij që nga konceptimi që ndryshon thellësisht shpirtin e gruas shtatzënë duke e shndërruar atë në nënë. Çdo përpjekje, çdo vështirësi do të ndihet, por nëse para amësisë do të kishte qenë pothuajse e pakapërcyeshme, gjatë dhe veçanërisht pas, do të bëhet me një frymë të vetëflijimit spontan që nuk ka shijen e sakrificës, por të borxhit për dhuratën e jashtëzakonshme të marrë, atë të lindjes së një fëmije!

Gratë dhe puna

Nëse një nënë duhet të qëndrojë në shtëpi pranë fëmijëve të saj, nuk bëhet fjalë për heqje dorë, por për një instinkt natyror mbrojtës dhe përmbushës, atë të vendosjes së vullnetit të saj për të rritur fëmijën e saj të parë. Janë të pakta ato që janë në gjendje të bëjnë një zgjedhje, që sot konsiderohet radikale.

Gratë që merren me jetën e përditshme dhe kthehen në punë herët, ato që nuk mund të bëjnë ndryshe ose ato që kanë investuar në profesionin e tyre për përmbushjen e tyre personale, qajnë së brendshmi sa herë që duhet të ndahen nga fëmijët. Kjo vuajtje emocionale shpjegohet mirë nga shkenca, e cila ka verifikuar se sa e thellë është lidhja midis nënës dhe fëmijës, duke filluar pikërisht nga prania ndërqelizore në gjakun e të dyve.

Është e qartë që një fëmijë nuk e ndryshon jetën e saj, ai e shndërron gruan në nënë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat