Produkti shtëpiak që e eliminon barin e padëshiruar në betonin e shtëpisë

Life style

Produkti shtëpiak që e eliminon barin e padëshiruar në betonin e shtëpisë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat për një kohë të gjatë do t’ju lirojë nga bari i padëshiruar në kopsht

Që kopshtet tona të duken shumë të mira, ne duhet të fillojmë të heqim qafe fijet e barit në trotuare.

Ka shumë produkte natyrore që mund t’i përdorni për të hequr qafe bimët e padëshiruara në kopshtin tuaj dhe tashmë i keni ato në kuzhinë.

Përbërësit:

– 3.5 litra uthull të bardhë
– shishe për spërkatje

Vetëm e mbushni shishen e sprejit me uthullën e bardhë dhe i spërkatni direkt fijet e barit të padëshiruara që kanë dalë në betonin tuaj.

Spërkatësin përdoreni vetëm në bimët që dëshironi t’i eliminoni dhe mbajeni larg barit apo bimëve tjera që dëshironi të mbijetojnë.

Për bimë më agresive mund ta përdorni edhe këtë recetën tjetër:

Përbërësit:

– 3.5 litra uthull të bardhë
– dy gota kripë
– ¼ gotës sapun për pastrimin e pjatave
– shishe për spërkatje

Shishen e sprejit e mbushni me përbërësit e lartcekur, e shkundni apo përzieni dhe i spërkatni direkt bimët e padëshiruara.

Mbani mend që assesi nuk duhet t’i spërkatni lulet e bukura me këto produkte! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat