Me vetëm pesë minuta ushtrime për formësim dhe dobësim të duarve do të eliminoni tepricën e yndyrës nga duart

Life style

Me vetëm pesë minuta ushtrime për formësim dhe dobësim të duarve do të eliminoni tepricën e yndyrës nga duart

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Në duar lehtë krijohen shtresa yndyrore, ndërkaq dobësimi i vrullshëm bën që lëkura të bëhet e zgjatur dhe e humb elasticitetin

Këto ushtrime ndihmojnë që të arrini definimin e mirë të muskujve dhe nuk ju nevojiten pesha, as rekuizita të tjera.

Sekreti i këtyre ushtrimeve qëndron në gravitacionin i cili ndihmon që t’i eliminojmë shtresat yndyrore në pjesën e sipërme të trupit.

Ushtrimet për formësimin e duarve janë inspiruar me pilates, por mund t’i bëni edhe duke qëndruar ulur apo në këmbë.

Nëse çdo ditë i praktikoni këto ushtrime, shumë shpejt do të vëreni rezultate të zvogëlimit të vëllimit të duarve dhe të muskujve të tendosur mirë.

Shikoni ushtrimet në video-xhirimin në vijim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat