A mund të jetë tepër e lagësht vagjina?

Life style

A mund të jetë tepër e lagësht vagjina?

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 23:44
Ilustrim

Lagështia e vagjinës varet nga personi te personi

Gjatë eksitimit seksual, vagjina laget nga shumë burime si p.sh. gjëndrat e Bartolinit dhe të Skeneit, të cilat gjenden në kryqëzimin e vulvës dhe në hapjen e vagjinës (introitus).

Edhe muret e vagjinës gjatë stimulimit seksual prodhojnë lëngun (transudat), ndërkaq vagjina e femrës natyrshëm laget gjatë ciklit të gjumit.

Disa femra tajitin sasi më të madhe lëngu gjatë orgazmës, e cila ndryshe quhet edhe ejakulat femëror, ajo është normale dhe është pjesë e reagimit seksual të femrës.

“Lagështia në vagjinë është plotësisht dukuri normale. Shkaktohet nga lëngu i prodhuar në qelizat e murit vaginal”, thotë Rebecca C. Brightman, Ph.D. med., gjinekologe nga NYC dhe asistent profesor i gjinekologjisë dhe mjekësisë riprodhuese në Shkollën Mjekësore në Icahn, Sinai.

Mukoza cervikale i kontribuon lagështisë, ndërsa rritja e qarkullimit të gjakut në vagjinë gjatë eksitimit vagjinal gjithashtu mund të forcojë faktorin e “lagështisë”.

Terapia plotësuese estrogjene, e cila shpesh përdoret për shërimin e thatësisë vagjinale që ka të bëjë me gjendjen e menopauzës, gjithashtu mund të shtojë lagështinë vagjinale.

Nga çka vret lagështia vagjinale?

Dr. Brightman thotë që vagjina nuk mund të jetë tepër e lagësht: “Lagështia e vagjinës varet nga personi te personi. Lagështia varet edhe nga nivelet e fluktuacioneve të hormoneve. Femrat në menopauzë kanë më pak vagjinën të lyer apo të lagësht për shkak të zvogëlimit të nivelit të estrogjenit. Lagështia varet nga cikli menstrual, përkatësisht nga faza e ciklit”.

Në kohën e ovulimit vagjina është shpesh më e lagësht, ndërkaq shtatzënat kanë lagështi të shtuar. Mirëpo edhe infeksionet dhe marrja e ilaçeve të caktuara, si edhe ndryshimi i ushqimit dhe ushtrimet trupore mund të ndikojnë në nivelin e lagështisë…

Nëse femra vëren ndryshim të dukshëm në nivelin e lagështisë së vagjinës, posaçërisht nëse është e shoqëruar me kruajtje dhe me aromë të pakëndshme, duhet kërkojë ndihmën e mjekut.

“Ndryshe, vagjina duhet të jetë e lagësht”, thotë dr. Brightman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat