Tri vetitë e çifteve të lumtura

Life style

Tri vetitë e çifteve të lumtura

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Për fatin tuaj të keq, por edhe tonin së bashku, nuk ekziston asnjë recetë që garanton lumturinë e përjetshme, megjithatë disa sjellje apo parime si besimi, dashuria dhe respekti mund të jenë çelësi i një marrëdhënie të mirë.

Sigurisht që lidhjet nuk janë të gjitha njëlloj, aq më mirë që ndodh kjo, por nëse keni dyshime se gjërat mes jush nuk po shkojnë edhe aq mirë, hidhni një sy sjelljeve të mëposhtme.

Sipas një anketimi të fundit në ‘’Meetic.com”, një ndër uebsitet më të njohura të lidhjeve online, çiftet e lumtura kanë këto veçori:

Ndihen rehat në praninë e njëri-tjetrit

Të gjithë kemi komplekse me pjesë të caktuara të trupave tanë apo tipare të ndryshme të personalitetit, por në qoftë se kjo nuk ju pengon të jeni vetvetja dhe komodë në praninë e njëri-tjetrit, do të thoni se keni gjetur të duhurin.

Kënaqeni, por edhe ziheni me njëri-tjetrin

Në përgjithësi terapistët e marrëdhënieve pajtohen me rregullin 5 me 1. Pra, nëse keni 5 ditë të mira dhe 1 me zënka, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Zënkat janë pjesë e forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënies.

Jeni në gjendje të parashikoni veprimet dhe reagimet e njëri-tjetrit

Shumë njerëz mendojnë se është e keqe të jesh i/e parashikueshëm/me.

Por, në marrëdhëniet afatgjata, të jesh në gjendje të parashikosh njëri-tjetrin është një shenjë e njohjes së mirë të partnerit dhe kujdesit ndaj nevojave të tij, saj.

Urime, keni arritur stadin e artë të lidhjes suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat