Një qen forcon lidhjen në çift, thotë studimi

Life style

Një qen forcon lidhjen në çift, thotë studimi

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se qentë sjellin gëzim në jetët tona, por hulumtimet e reja thonë se ata mund të bëjnë mrekulli edhe për lidhjet romantike.

Një studim i fundit ka zbuluar se çiftet që mbajnë qen janë më të lumtur sesa çiftet që nuk mbajnë. Ky studim është kryer nga “Rover.com”, ka zbuluar se 60% e pronarëve të qenve thonë se rritja e qenit ua ka forcuar lidhjen. Veç kësaj, gjysma e pjesëmarrësve të anketimit kanë treguar se qeni u ka ndihmuar që ata të shpenzojnë më shumë kohë së bashku, pra si çift.

Pas së gjithash, nuk ka gjë më të mirë sesa një ecje romantike në park.

Mbajtja e qenit kërkon kompromis dhe aftësi komunikuese. Por, gjithashtu e përmirëson kualitetin e lidhjes.

Ta shohësh partnerin duke i demonstruar trajtat emocionale, siç është mëshira e kujdesi, mund të jetë gjë tejet joshëse dhe mund ta rritë epshin seksual.

Ndërsa disa persona të tjerë thanë se jeta e tyre seksuale kishte marrë një kthesë për keq – për shkak të faktit se qeni i tyre zakonisht ndante shtratin me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat