Njerëzit emocionalë dhe inteligjentë nuk e përdorin këtë fjalë në bisedat afariste

Life style

Njerëzit emocionalë dhe inteligjentë nuk e përdorin këtë fjalë në bisedat afariste

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:18
Foto Ilustrim

A mundeni t’i kuptoni mirë njerëzit dhe a ju dhimbsen ata? Mund t’i kuptoni mirë ndjenjat tuaja? Dhe a mundeni të gjendeni mirë me ndjenjën tuaj dhe me ndjenjat e të tjerëve?

E gjitha kjo flet për inteligjencën e theksuar emocionale.

Edhe pse në jetën shoqërore viteve të fundit e ashtuquajtura EQ është mjaft e rëndësishme, shkencëtarët kanë zbuluar që në botën afariste megjithatë do të përfitojmë nga inteligjenca emocionale.

Flasin më pak për veten

Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk përdorin fjalën “Unë”. Fjala është për formulimin “(Unë) konsideroj”, “(Unë) dua”, “(Unë) punoj” – të cilat emocionalisht i shmangin në bisedat afariste.

Shumica e njerëzve gjatë kohës së bisedës për problemet përgjigjen me këshilla të cilat vijnë nga perspektiva e tyre e vëzhgimit të problematikës.

Mirëpo, kjo është gabim, sepse te bashkëbiseduesi shpesh shkakton ndjenja negative. Kështu pavetëdijshëm flasim sikur ne dimë më mirë se çfarë është mirë për dikë.

Në vend të kësaj, do të duhej që sa më shumë të përqendrohemi te personi tjetër dhe nuk bën përvojat tona t’i vëmë në qendër të bisedës.

“Ti” në vend “Unë”

Në shumë situata të vështira bashkëbiseduesi ynë fare nuk dëshiron t’i dëgjojë këshillat. Nuk dëshiron të dijë se si do të përballemi ne me problemin. Thjesht dëshiron t’i nxjerrë të gjitha nga vetja, që dikush t’i dëgjojë, dëshiron të ndiejë që dikush i kupton.

Personat emocionalisht inteligjentë kanë më shumë dhembshuri ndaj të tjerëve. Pikërisht për këtë shkak fjala “Unë” më rrallë gjendet në fjalorin e tyre.

Sikur të kishim mësuar që gjithmonë të pyesim çfarë do të na ndihmonte vetë neve në biseda, do të mund t’i dëgjonin njerëzit me më shumë empati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat