Maska e preferuar për fytyrë e Halle Berry-t përmban jogurt dhe mjaltë

Life style

Maska e preferuar për fytyrë e Halle Berry-t përmban jogurt dhe mjaltë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 10:36
Foto Ilustrim

Aktorja e famshme ka ten tepër të bukur falë maskave me përbërës vlerash të larta nutritive, të cilat vetë i përzien në shtëpi dhe i bën kombinimet të cilat ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën e fytyrës

Në të vërtetë, Halle përzien një lugë jogurt grek dhe po aq mjaltë.

Mjalti është i njohur në ritualet e vjetra për kurën e lëkurës, sepse ushqen dhe ka një sërë përfitimesh anti-rrudhë, ndërsa jogurti freskon dhe hidraton dhe bën piling të butë.

Halle nganjëherë në këtë përzierje shton disa pika klorofili, i cili pengon inflamacionin dhe aknet në lëkurë.

Nëse vëren tharje më të madhe të fytyrës, Halle në recetë shton edhe avokado, në formë pikash.

Aktorja në fytyrë këtë maskë e vë pesëmbëdhjetë minuta, jo rrallë e vë edhe gjatë bërjes dush, ndërsa poret janë të hapura.

Ky ritual konsiderohet kyç për bukuri dhe cilësi të lëkurës.

Dhe mos harroni dekoltenë, njerëzit shpesh e harrojnë. Maska më së miri është aplikohet në dekolte – ka theksuar Berry për Mindbodyandgreen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat