Një truk i thjeshtë si të mos u mjegullohen syzet ndërsa mbani maskë

Life style

Një truk i thjeshtë si të mos u mjegullohen syzet ndërsa mbani maskë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:28
Ilustrim

Këshilla për ata që mbajnë syze, ndërsa këto ditë përballen me një problem të pakëndshëm – kur vendosin një maskë, syzet u mjegullohen – është i thjeshtë dhe kërkon pak kohë, ujë dhe sapun.

Dy kirurgë ndanë me lexuesit e revistës së Kolegjit mbretëror të kirurgëve të Anglisë hilen e tyre të vogël nga salla e operacionit.

Ata shpjegojnë se syzet mjegullohen sepse maska ​​drejton frymëmarrjen lart, në vend të para, gjë që është e mirë për të parandaluar transmetimin e sëmundjes dhe e keqe për ata që nuk e kanë “syrin e skifterit”.

Sapuni dhe uji veprojnë si një lloj mushamaje që zvogëlon tendosjen sipërfaqësore të xhamit. Kjo përzierje magjike lejon që molekulat e ujit mundëson që molekulat e ujit nga fryma juaj të shpërndahen në mënyrë të barabartë, në vend që të grumbullohen në xhama dhe të turbullojnë pamjen, raporton CNN.

Kirurgët këshillojnë që së pari duhet të lani duart me ujë dhe sapun, pastaj të lagni xhamat dhe t’i lyeni me një shtresë të hollë sapuni. Më pas shpëlani xhamat me vrushkull uji të ngrohtë.

“Shpëlajeni sapunin nga syzet, sepse njollat ​​e sapunit do të turbullojnë shikimin, dhe nuk është kënaqësi nëse duhet të lani sapunin nga sytë tuaj”, shpjeguan mjekët, duke shtuar se duhet t’i fshini syzet butësisht dhe me kujdes me një peshqir apo leckë për fshirjen e syzeve.

Pas kësaj procedure, e cila nuk kërkon shumë kohë, ju jeni gati të vëni një maskë pa ju mjegulluar syzet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat