Rrëfehet burri: Bëj seks me fqinjen prej dy vitesh por partnerja e zbuloi dhe tani...

Life style

Rrëfehet burri: Bëj seks me fqinjen prej dy vitesh por partnerja e zbuloi dhe tani...

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:10
Ilustrim

Një burrë ka rrëfyer për The Sun se e do partneren e tij por bën seks me një grua tjetër, fqinjen e tyre, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se për dy vite është në lidhje të fshehtë me atë, por partnerja e ka zbuluar muajin e kaluar dhe tani gjërat janë si mos më keq.

Ai thotë se nuk e di e di çfarë të bëjë, derisa dëshiron të jetë me partneren e tij, e cila kujdeset për burrin e saj, që kishte pësuar sulm në tru.

Rrëfimi i plotë i tij:

E dua shumë të dashurën time por po bëj seks fantastik me një grua tjetër.

Ne jemi shumë të dashuruar gjithashtu.

Gruaja ime shkoi me shokun tim më të mirë 10 vite më parë.

Mendoja se kurrë nuk do ta merrja veten por një vit më pas e njoha partneren time aktuale përmes disa miqve dhe disa muaj më vonë ne filluam lidhjen.

Unë ish 46 vjet, ajo 41 dhe ishim shumë të lumtur.

Më pas, në njohëm një çift tjetër në Spanjë, tre vite më parë. Ne jetonin afër tyre dhe e ruajtëm shoqërinë me të kur u vendosëm në shtëpi.

Burri, i cili është në të gjashtëdhjetat e tij, pati një goditje në tru vitin e kaluar dhe gruaja e tij, e cila është 20 vjet më e re, u bë kujdestarja e tij.

Një ditë ajo pati problem me rrymën në shtëpi dhe pasi unë jam elektricist i ndihmova.

Ishte hera e parë që ne folëm vetëm dhe qeshëm shumë.

Burri i saj kishte shkuar në një qendër rehabilitimi dy herë në javë dhe unë e ftova për kafe derisa po kaloja andej.

Pas disa muajsh, fillova të bie për të. Ajo më puthi mua një ditë dhe përfunduam në shtrat. Seksi ishte i mahnitshëm.

Kjo ka vazhduar për dy vitet e fundit. Të qenit larg gjatë bllokimit ishte e vështirë, por na bëri edhe më të fortë.

Partnerja ime e zbuloi muajin e kaluar, kur pa në telefonin tim një foto seksi që ma kishte dërguar ajo.

Më pas shpërtheu si ferri. Mund të imagjinoni reagimin e saj dhe gjërat që më tha.

Ajo ka përhapur çdo gjë rreth fshatit ku jetojmë dhe i tha familjes time. Unë i kam thënë që të largohemi por ajo nuk dëshiron që ne të ndahemi.

Unë kujdesem për të dhe kurrë nuk do të doja ta lëndoja, por ajo më shikon si një grabitqar, 24/7.

Ndihem sikur jam duke u mbytur. Unë dua të jem me dashnoren time të mahnitshme dhe ajo dëshiron të jetë me mua.

Përgjigja e psikologes:

Ndoshta po - por gjithçka është thjesht dëshirë nëse nuk jeni të gatshëm të veproni dhe të paguani çmimin e pashmangshëm.

Ndërkohë, nëse jeni duke bërë seks me të dashurën tuaj, ju po rrezikoni shëndetin e të gjithëve me Covid-19 ende rreth nesh.

Fakti është që ju nuk mund të jeni me të dashurën tuaj pa dëmtuar partneren tënde dhe duke pasur shumë njerëz që mendojnë keq për ju. A jeni gati për këtë?

Nëse jo, ndaloni më mirë lidhjen tuaj dhe punoni me partneren tuaj për të forcuar marrëdhënien tuaj.

Edhe nëse jeni gati të ndaheni me partneren tuaj, a është e dashura juaj e gatshme të largohet nga burri i saj? Në teori, ajo ende mund të siguronte shumë nga kujdesi i tij.

A do të ishte ai mirëkuptues? A do ta kuptonin të tjerët?/BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat