7 mite për seksin që nuk duhet t’i besoni më

Life style

7 mite për seksin që nuk duhet t’i besoni më

Nga: D.B. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 14:28
Foto Ilustrim

Nuk keni pse besoni më gjithçka që thuhet nën zë. Për seksin dhe “teoritë” e tij të llojllojshme, njerëzit kanë folur gjithmonë e kanë besuar shpesh edhe të pavërteta – mite që me kohën njerëzit i kanë rrëfyer dhe, një pjesë të mirë edhe besuar. Por sot do të flasim për 5 mite, që nuk duhet t’i besoni më.

Meshkujt mendojnë për seksin çdo 7 sekonda

Për fatin tonë, kjo nuk është e vërtetë. Nëse burrat do mendonin për seksin çdo 7 sekonda, kjo do të thoshte 8000 herë në ditë. Në të vërtetë, The Kinsey Institute ka zbuluar se 54 për qind e burrave kanë thënë se mendojnë për seksin disa herë në ditë dhe 43 për qind kanë thënë që kjo u ndodhte disa herë në javë.

Gratë, nga natyra, interesohen më pak për seksin

Studimi i mësipërm Kinsey zbuloi se 19 për qind e grave mendojnë për seksin shumë herë në ditë dhe 63 për qind pak herë në javë. Kjo nuk do të thotë që gratë e duan seksin më pak. Sipas një sondazhi të zhvilluar për ndërgjegjësimin mbi fertilitetin Kindara, afërsisht 53 për qind e grave nuk bëjnë aq seks sa do t’u pëlqente të bënin.

Seksi është një stërvitje e mirë

Sigurisht t’i djeg pak kalori, por nuk duhet të zëvendësosh një seancë seksi me një seancë në palestër. Tridhjetë minuta seks mund të djegin 85 deri në 150 kalori, por kjo ndodh vetëm nëse je e angazhuar aerobikisht plot 30 minuta.

Burrat e arrijnë kulmin e kënaqësisë përpara grave

Ideja e një “kulmi seksual” nuk varet shumë nga gjinia. Gjatë jetës, burrat dhe gratë provojnë si kulme, ashtu dhe gropa kur dëshira mungon.

Seksi është më i mirë në moshë të re

Nuk është e thënë. Ndërsa seksi kur je 20 vjeç e pak më shumë mund të jetë më energjik, nuk ka shkencë që të mbështetë idenë e një lloji seksi superior. Në të vërtetë, shumë burra dhe gra thonë që kanë më shumë përvoja që i plotësojnë në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Dhe kjo është vërtet për t’u gëzuar!

Ti mund të mësosh shumë për një djalë nga numri i këpucës

Na falni zonja dhe zotërinj, por nuk mund ta gjykoni biznesin e tij, pa ia parë biznesin. Studimet kanë treguar që nuk ka një përpjestim mes përmasave të penisit dhe numrit të këpucës. E njëjta gjë vlen edhe për përmasat e hundës, të duarve dhe për çdo pjesë tjetër të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat