Kam një hall, kam rënë në dashuri me një vajzë që bëj vetëm seks, por e dashura ime tani….

Life style

Kam një hall, kam rënë në dashuri me një vajzë që bëj vetëm seks, por e dashura ime tani….

Nga: D.B. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Një djalë i ri ka filluar të ndjejë për një vajzë që sapo e ka njohur, ndërkohë që vazhdon ta dojë të dashurën që ka prej 3 vitesh.

Ai ka kërkuar ndihmë nga psikologia e “The Sun” së cilës i ka rrëfyer historinë me detaje, transmeton “ Bota sot”.

E dashura Deidre:

“E dashur psikologe Deidre, jam një djalë 24 vjeç, i lidhur prej 3 vitesh dhe e dua shumë të dashurën time.

Por prej pak kohësh kam filluar ta tradhtoj dhe madje të kem ndjenja për vajzën tjetër. Ajo tjetra është 22 vjeç dhe kur e kam takuar rastësisht ishte vërtetë si një magnetizim. Pasi shkëmbyem numrat ajo më mori në telefon dhe u takuam sërish dhe aty nisëm të kishim më tepër lidhje intime edhe pse i thashë që jam i lidhur.

Tani prej disa javësh jam i lidhur edhe me atë dhe bëjmë seks të paparë por ndërkohë më vjen shumë keq ta lëndoj të dashurën time.

Javën që vjen kemi planifikuar të shkojmë me pushime me të dashurën time por më duket sikur do të më marrë malli për vajzën tjetër. Nuk di çfarë të bëj”??

Përgjigjja e Deidres:

Nuk ka asgjë të keqe nëse ke filluar të kesh ndjenja për një person tjetër, por gabimi është se ti e ke tradhtuar të dashurën tënde, dhe nuk je treguar korrekt me të.

Mirë është që të qartësohesh me veten tënde, të kuptosh çfarë do vërtetë, dhe nëse vajza e re që ke njohur është ajo çfarë do, atëherë fol me të dashurën dhe mbylle lidhjen me të sepse kështu e lëndon më pak. Sepse gjërat nuk zgjidhen kështu duke bërë dashur me të dyja në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat