Ç'mund të zbuloni për dikë, vetëm duke i parë tiparet

Life style

Ç'mund të zbuloni për dikë, vetëm duke i parë tiparet

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:52
Ilustrim

Çdo tipar në fytyrën tonë, tregon diçka më shumë rreth nesh. Gjenet janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si ne e shohim botën, prandaj shkoni përtej dukjes!

1. Forma e hundës

Njerëzit me hundë të gjatë janë shumë ambiciozë  dhe punojnë shumë. Ata tentojnë të jenë profesionistë dhe jeta personale vjen në plan të dytë.

Njerëzit me hundë të shkurtër janë shumë të ndjeshëm dhe individë besnikë. Vlerësojnë ndjenjat më shumë se gjithçka dhe do të zgjidhnin një familje të lumtur para një karriere të suksesshme.

Hunda me majë- njerëzit me këtë hundë janë këshillues fantastikë financiar dhe tentojnë t’i shpenzojnë paratë e tyre me shumë mençuri.

Flegra të mëdha është një shenjë që tregojnë se ky njeri shpenzon shumë para, ndërsa ato me flegra të vogla kanë një lidhje të fortë me familjen dhe partnerët e tyre.

2. Forma e fytyrës

Njerëzit me fytyrë të gjatë njihen si individë inteligjentë e ndërsa ata që kanë një fytyrë të gjerë janë më paragjykues, objektivë dhe shumë të suksesshëm.

3. Ngjyra e syve

Sytë kafë: Lidera të lindur dhe shumë të zgjuar. Njerëzit me sy ngjyrë kafe të errët janë kryesisht  introvertë, misteriozë dhe shumë selektivë.

Njerëzit me ngjyrë sysh blu të hapur janë të fortë dhe gati për të konkurruar gjithnjë.

Sytë e zinj janë tipar i njerëzbe të mbyllur dhe misteriozë.

4. Buzët

Buzë me madhësi mesatare- kanë tendencën të jenë të pavarur në lidhjet e tyre dhe nuk duan kurrsesi drama në jetë.

Njerëzit me buzë të trasha vendosin gjithnjë nevojat e të tjerëve në krye të listës.

Buzët e holla janë tipar i njerëzve që kryesisht preferojnë të kalojnë kohë vetëm, por nga të afërmit dhe miqtë njihen si njerëz me personalitet të fortë.

5. Mollëzat

Njerëzit me mollëza të kërcyera kanë nivel më të lartë testosteroni dhe personalitet pak më agresiv krahasuar me të tjerët. Në shumë raste, ata janë arrogant dhe mund të përfshihen shpejt në zënka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat