Të fjeturit veç apo bashkë në çift, të mirat dhe të këqijat

Life style

Të fjeturit veç apo bashkë në çift, të mirat dhe të këqijat

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Jemi në kërkim të përgjigjeve duke analizuar “pro” ose “kundër”…

Së bashku apo veçmas? Ne kemi analizuar të gjitha “pro” dhe “kundër” të gjumit veç e veç për të sqaruar dhe zgjedhur me qetësi. Benefitet e të fjeturit veç e veç:

Flini më qetësisht – Kjo është më tepër në rastet kur njëri prej partnerëve gërhet dhe partneri tjetër nuk mund të bëjë gjumë i qetë si shkak i saj. Kështu që fjetja veç e veç do te jetë një zgjidhje.

Fjetja e ndarë nga partneri juaj mund të duket si një blasfemi (gjithashtu sepse jo të gjithë kanë dy dhoma gjumi ose dy shtretër të veçantë) por megjithatë mund të jetë një praktikë tepër e shëndetshme.

Rritja e dëshirës – Seksologët dhe psikologët shpjegojnë se fjetja në dy shtretër të veçantë eliminon idenë e seksit si një detyrë e detyrueshme.

Do të keni më shumë kohë për vete – Çfarë do të thotë kjo? Të fikni dritën kur të doni, të lexoni librin tuaj të preferuar apo të shikoni një film që ndoshta partneri/ja nuk do e preferonte.

Keni më shumë privatësi – Privatësia ka të bëjë me aspekte të parëndësishme të jetës sonë, megjithatë ajo hyn në lojë në të gjitha ato situata të vogla që mund të na bëjnë të (ri) zbulojmë bukurinë e jetesës së intimitetit total me veten tonë pa u shqetësuar se si të paraqitemi përpara tjetrit.

Gjetja e hapësirës fizike dhe mendore – Fjetja veçmas vepron në përmirësimin e pushimit sepse do të thotë të gjesh hapësirën tënde jo vetëm psikike por para së gjithash fizike, prandaj ndodh shpesh që kur flemë vetëm të kemi ndjesinë e një gjumi më të thellë, të zgjimit më të qetë dhe plot energji.

BENEFITET E TË FJETURIT BASHKË

Zënkat zvogëlohen – Duke qenë më pranë njëri tjetrit mund të ndodhë që të sheshoni të gjitha ato debate apo hatërmbetje që mund të keni pasur gjatë ditës dhe që ju kanë bërë të bini në gjumë të zemëruar më njëri-tjetrin.

Fjetja së bashku ju bën më besnikë – Wendy M. Troxel, një profesor i psikiatrisë dhe psikologjisë, zhvilloi një hetim me Universitetin e Pittsburgh mbi efektet e gjumit të përbashkët me një partner. Rezultatet? Të flesh me të dashurin tënd tregon një rënie të niveleve të kortizolit, hormonit të stresit që lidhet me depresionin dhe ankthin. Ndërsa një rritje të oksitocinës luan një rol kryesor në shumë ngjarje të jetës së përditshme, nga reagimet emocionale te sfera emocionale dhe seksuale sepse duket se rrit ndjenjën e lidhjes.

Rritja e intimitetit në çift - Ndarja e intimitetit, të qenit në kontakt të ngushtë dhe gjetja e vetes në shtratin tuaj rrit afërsinë reciproke, në një nivel fizik, emocional dhe psikik. Do të thotë të ushqesh një marrëdhënie afërsie dhe kontakti me lëkurën, të cilën ne e dimë se është thelbësore në çdo epokë të jetës.

Fjetja së bashku ju bën më të lumtur – Në Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg, një sondazh i kryer në një mostër prej një mijë subjekteve zbuloi se gjumi në kontakt të ngushtë është sinonim i një marrëdhënieje më të kënaqshme. Në fakt, krahasuar me ata që mbajnë një distancë prej 70 centimetra ose më shumë, çiftet e mësuar të flenë afër njëri-tjetrit, me 2 centimetra ose më pak, e kanë deklaruar veten më të lumtur.

Fjetja së bashku përmirëson erosin – Fjetja së bashku, veçanërisht nëse është e zhveshur, në vend të kësaj e sjell çiftin më afër kontaktit dhe intimitetit. Lakuriqësia luan një rol kryesor. Të zhveshur, ne ri zbulojmë kontaktin primitiv, zhveshim stolitë dhe mendimet, ri gjejmë një thelbësi që është gjithashtu liria ndijore dhe mendore, dëshira për eksplorim, stimulimi i prekshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat